Janë rreth 80-vjet që merret me pasionin e njëjtë.
Në qendër të qytetit të Vushtrrisë, në një objekt të vogël, aty mund të gjeni fotografin më të vjetër të këtij qyteti, Nesim Ispahiun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQëkur ishte vetëm 5-vjecar, Nesimi mësoi të shkrepte fotografi, e që tashmë këtë e ka shndërruar në profesion, raporton KOHA.
Ai i përket gjeneratës së 4-të të kësaj familjeje që po e vazhdon veprimtarinë e njëjtë.
Nesimi flet edhe për privilegjin e fotografit. Thotë se dikur të posedoje një aparat fotografik ka qenë luks.
Ai një pjesë të madhe të fotografive e edhe të aparateve që i ka përdorur, vazhdon t’i ruajë në sirtarin e tij.
Lokali i tij në qendër është një mini-muze ku shumë qytetarë vijnë e interesohen për historinë e tyre.
Në ditët e sotme, shkrepja e një fotografie është bërë më e lehtë, thotë Nesimi, i cili i detyruar nga koha e evoluimit të teknologjisë, ka mësuar punën me aparatet digjitale.
Shumë nga qytetarët e Vushtrrisë shprehin respekt për fotografin më të vjetër në këtë komunë.
Sipas Bajram Shallcit, Nesimi është ikona e Vushtrrisë, për të cilin krenohen të gjithë.
Bajrami dhe bashkëqytetarët e tjerë, Nesimin e njohin edhe për vargje poezie.