Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

“Prishtina e vjetër” vetëm në fotografi e mungesë ruajtjesh në realitet

Prishtina e vjetër, e ruajtur në fotografi, rrëfen shumë për ndryshimet e ndodhura gjatë viteve në vend. Të mbledhura dhe ruajtura nga Enes Bërveniku, këto fotografi paraqesin atë se si ka ndryshuar vendi gjatë një periudhe, pjesë e të cilës u bënë shumë histori.

Prishtina ndryshoi nga lagjet më të thella dhe thjeshta e deri te pjesët qendrore të saj.

Ndryshimet kemi nisur t’i shohim nga lagjja “Tophane”, vendi ku koleksionuesi që na rrëfen ka nisur dhe po e vazhdon jetën.

Nga ndryshimet e “Tophanes” kaluam te rruga “UÇK”, apo si njihet ndryshe “Te qafa”. Ndërtesat e larta që shihen tash atëherë kanë qenë të rralla edhe në këtë pjesë, e cila pavarësisht kohës ishte një qendër.

Të gjithë e njohin si “Trekëndëshi” dhe e vërejnë këtë objekt, por jo të gjithë dinë për historinë shumëvjeçare të tij. Dikur nuk ekzistonte fare, ndërsa tash që janë bërë vite që ajo zë vendin e njëjtë, të modifikuar në të shohim ngjyrën rozë të lënë nga “Manifesta”.

Lumi Vellusha kaloi dikur nëpër pjesën tash të asfaltuar te “4 llullat”.

Edhe “23 fotografi për 23 vjet çlirim” ballafaqon qytetarët me Prishtinën e moçme Kulturë “23 fotografi për 23 vjet çlirim” ballafaqon qytetarët me Prishtinën e moçme

Duke qenë vendi më i dashur dhe më i frekuentuar i qytetit, nuk i lamë pa parë edhe ndryshimet që ka pësuar sheshi i kryeqytetit. Ato lidhen me objekte të vjetra që nuk ekzistojnë më, por që thonë shumë nga historia dhe traditat e vendit.

Pjesa e Prishtinës, sot gjithnjë e ngarkuar, ishte dikur veç një rrugë e rëndomtë ndër të tjerat e këtij qyteti. Pse quhet “Veternik” na tregon Enesi, i bazuar në hulumtimet e tij.

Prishtina e sotme përballë asaj të dikurshmes është një gjigand i ndërtuar e në shumë vende jo mirë. Nostalgjinë që sjell në foto dhe rrëfimin se si ajo ishte dikur po e bëjnë Enisin që në përditshmërinë e tij të gjejë kohë për kërkim të imazheve të vjetra.