Me mijëra foto të Prishtinës së vjetër ka koleksionuar për vite Enes Bërveniku.
Ai që nga viti 2017 administron faqen “Prishtina e vjetër” në Facebook, e cila u hap më 2014.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFotografitë e vjetra të Prishtinës kanë tërhequr shumë audiencën, derisa informoheshin për të kaluarën dhe pamjen që qyteti dikur kishte.
Për të mbledhur informata e fotografi të papublikuara nuk është e vështirë, thotë Bërveniku.
“Pa dyshim që pritja e njerëzve ka qenë shumë e mirë, pasi që janë qmallur me foto të vjetra të prishtinës. Kurse ne nuk po e kemi të vështirë me mbledhë informata, pasi që shoqërinë e kemi me qytetarë të vjetër”, ka thënë Bërveniku.
Të gjitha fotografitë zgjidhen në mënyrë elektronike dhe jo duke gjurmuar nëpër arkive shtetërore.
Ndërtesat e larta shumëkatëshe që karakterizojnë shumë lagje të Prshtinës sot, dikur ishin livadhe.
Disa nga fotografitë më të veçanta ai i vendos në korniza, dhe tregon për kohën e vendin që ato paraqesin.
Dashurinë ndaj vendlindjes e ka si motiv për të vazhduar kërkimin e fotografive të tjera.
Janë edhe shumë fotografi që po përpunohen për t’u plasuar pastaj si pjesë e “Prishtinës së vjetër”.