Mëngjeset i nis në ambientin ku e zhvillon pasionin, i cili e mbush përplot adrenalinë.
I riu Pashtrik Shabani po e praktikon një lloj fitnesi ndryshe nga ai i rëndomti, e të veçantë e bëjnë lëvizjet e pazakonta që ai i realizon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Calisthenics”, kështu quhet ky lloj fitnesi, përmes të cilit aktivizohen thuajse të gjithë muskujt.
Përkushtimi dhe mënyra e të ushqyerit kanë një rëndësi të veçantë, të cilave në mënyrë strikte u përgjigjet Pashtriku.
I ka mbushur tre vjet si trajner i “Calisthenics” e tashmë po i ushtron të rinjtë e pasionuar pas ushtrimeve të këtij tipi.
Një sport të tillë, edhe pse jo i njohur në vend, Pashtrik Shabani synon ta zhvillojë edhe më tej e t’i japë jehon sikurse në vendet e tjetra të botës, prej ku edhe inspirohet.