Mëngjeset i nis në ambientin ku e zhvillon pasionin, i cili e mbush përplot adrenalinë.
I riu Pashtrik Shabani po e praktikon një lloj fitnesi ndryshe nga ai i rëndomti, e të veçantë e bëjnë lëvizjet e pazakonta që ai i realizon.
“Calisthenics”, kështu quhet ky lloj fitnesi, përmes të cilit aktivizohen thuajse të gjithë muskujt.
Përkushtimi dhe mënyra e të ushqyerit kanë një rëndësi të veçantë, të cilave në mënyrë strikte u përgjigjet Pashtriku.
I ka mbushur tre vjet si trajner i “Calisthenics” e tashmë po i ushtron të rinjtë e pasionuar pas ushtrimeve të këtij tipi.
Një sport të tillë, edhe pse jo i njohur në vend, Pashtrik Shabani synon ta zhvillojë edhe më tej e t’i japë jehon sikurse në vendet e tjetra të botës, prej ku edhe inspirohet.
-
Mësimdhënësi që po ua mëson nxënësve shigjetarinë
-
Nga atlete në trajnere fitnesi, sjell ushtrime unike për mitrovicaset
-
Fitnesi dikur i nevojshëm tash profesion i 27-vjeçarit nga Prishtina
-
Aventura e gjimnastikës së Jarës: Ngritja në lartësi të reja
-
84 pompa me një dorë për minutë, gjilanasi hyn në Guinness