Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Domatja, importi dhe prodhimi i saj

Domatja, që vjen në madhësi e lloje të ndryshme në kuzhinat kosovare, është një nga produktet më të kërkuara ushqimore.

Aktualisht në tryeza shërbehet domatja e importuar. Osman Fejza, tregtar në tregun e madh me shumicë në Fushë Kosovë, tregon se pjesa më e madhe e domateve në këtë periudhë vijnë nga Shqipëria, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fejza thotë se kultivuesit e domates përballen me sfida të shumta dhe thotë se institucionet nuk kanë marrë masat e duhura.

Tahir Tahiri, kryetar i Sindikatës së Bujqve të Kosovës, e ka mbjellë edhe vetë këtë kulturë në një nga serrat e tij.

Ai tregon se ka disa lloje që mbillen në Kosovë dhe e veçon domatinin, apo domaten-qershi, për të cilën tregon se ka munguar kërkesa.

Tahiri shton se nuk ka mjaftueshëm kujdes nga institucionet për cilësinë e domateve që hynë në Kosovë dhe u rekomandon konsumatorëve që t’i konsumojnë domatet vendore kur ato të jenë në treg.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka thënë se AUV-i ka qenë i pakompromis në kontrollet e sigurisë së ushqimit gjatë kohës së COVID-19.