Për shërbime ishin të mbyllura, por brenda tyre u bë një punë e madhe.
Izolimi në muajt e fundit u shfrytëzua nga pronarët e restoranteve dhe kafeneve në kryeqytet, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRihapja për të mirëpritur klientët brenda lokaleve, erdhi me shumë ndryshime në ambientet e tyre.
E një ndryshimi të tillë, iu nënshtrua edhe lokali që e menaxhon Nadire Mehmeti - Bajraktari.
Ende pa hyrë brenda, ngjyrat pranverore të tërheqin vëmendjen.
Ato janë bërë në kohën e mbylljes.
E pos ndryshimeve në ambient, sipas Nadires, edhe menyja është pasuruar.
Nadirja tregon se i gjithë ndryshimi që ndodhi u projektua nga vetë ajo.
E qytetarët kanë pak ditë që kanë filluar t’i shijojnë edhe ambientet e reja.
Valdete Bajraktari, Ganimete Sfishta e Sofie Limaj janë tri shoqet që vazhdimisht e kishin frekuentuar këtë vend më parë.
Ato thonë se pas karantinimit këta muaj, një ndryshim i tillë ka qenë më se i nevojshëm.
Kafenetë dhe restorantet me vendim të Qeverisë obligohen për distancë mes tavolinave e ofrim të mundësisë për dezinfektim të duarve.