Arbëri

Hapen kafenetë, sheshet e kryeqytetit mbushen me qytetarë

Pas më shumë se dy muajve, këtë të hënë janë larguar shumica e masave për parandalimin e COVID-19.

Sheshet e kafenetë kanë qenë të mbushura në kryeqytet, ku në fazën e tretë është paraparë hapja e tërësishme e sektorit të gastronomisë.

Pronarët thonë se i janë gëzuar këtij vendimi dhe se janë përgatitur për hapjen e tyre, duke respektuar rregullat e kërkuara, raporton KOHA.

E vendimi për hapjen e kafeneve ka gëzuar edhe qytetarët.

Ndërkohë, nga shoqata e gastronomëve kanë thënë se janë ndërmarrë të gjitha masat e kërkuara, por ankohen për pasojat që ka lënë pandemia dhe mospuna e tyre gjatë kësaj kohe.

Megjithëkëtë, qytetarët u panë në numër të madh nëpër rrugë e kryesisht pa masa mbrojtëse.