Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rikthimi i qetë në punë i studiove të bukurisë dhe floktarëve

Njomza Martinaj e kishte menduar tërësisht ndryshe fillimin e sezonit të punës. Meqë ka investuar shumë në enterierin e qendrës së saj të bukurisë, planin e kishte ta bëjë një hapje solemne.

Por pandemia ka ndryshuar gjithçka. Tre muaj pasi qendra qëndroi e mbyllur, rikthimi u bë në heshtje dhe duke respektuar masat e përcaktuara nga institucionet shtetërore të shëndetësisë.

Pas rikthimit, kjo qendër bukurie ka shtuar shërbimet, thonë drejtueset.

Klientët e tij po i pret edhe Gentrit Kadrolli. Është i kënaqur që rinisi punën, ndërsa do të mundohet të respektojë masat e përcaktuara.

Dyert i kanë hapur edhe kafenetë, por ndryshe nga qendrat e bukurisë e floktaritë, hapësirat e tyre janë të zbrazëta.

Edhe Pandemia zbukuron kafenetë në kryeqytet SOT Pandemia zbukuron kafenetë në kryeqytet

“Take away” apo “mere me vete” duket të mos jetë zgjidhja më e mirë për baret e kafenetë.

Faza e tretë dhe e fundit nga këto masa lehtësuese, që parashihet të zbatohet, do të fillojë më 2 qershor deri në një vendim të radhës dhe do të përfshijë hapjen e transportit urban dhe ndërurban, taksitë, restorantet dhe kafenetë, provimet në arsimin e lartë, testin e maturës dhe arritshmërisë, hapjen e kinemave, hapjen e teatrove, si dhe hapjen selektive të aktiviteteve sportive.