Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

2.000 kg boronica në ditë eksportohen jashtë vendit

Punët sezonale në fshatra janë të shumta e zgjasin me orë.

Që ato të përfundojnë me korrektësi, nevojitet përkushtimi i punëtorëve.

Haxhere Mernica është ndër punëtorët e para, e cila e ka përcjellë punën në parcela që nga fillimi.

Bleta Hajdini është agronome në këtë kompani. Ajo e përcjell nga afër punën në parcelat me boronicë. Tregon se që nga viti 2016, kur janë mbjellë pemët, e deri më sot ka pasur shumë ndryshime.

Gjatë sezonit të vjeljes në këtë vend gjejnë punë rreth 70-80 punëtorë, kryesisht të gjinisë femërore.

Edhe 70 për qind e mjedrës së Kosovës përfundon në tregun evropian Arbëri 70 për qind e mjedrës së Kosovës përfundon në tregun evropian

Agronomja thotë se falë punës së punëtorëve edhe puna po shkon mbarë.

Këtë vit kushtet klimatike kanë qenë në favor të fermerëve. Edhe investimet e sistemet e avancuara kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e punës.

Agronomja thotë se nëse puna vazhdon kësisoj, pritet që rendimentet për këtë vit të shkojnë deri në 20 tonë.

Ajo madje e tregon edhe shifrën maksimale të kilogramëve të arrirë për një ditë.

I tërë produkti i vjelë në Kosovë nuk mbetet këtu.

Edhe fruta më e vogël eksportohet jashtë vendit, më saktë në Holandë.

Hajdini rrëfen edhe arsyet se pse boronicat nuk qarkullojnë në tregun e brendshëm vendor.

Edhe Vranësira dhe diell sot në Kosovë Arbëri Vranësira dhe diell sot në Kosovë

Sipas agronomes, në Kosovë mungon ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe tregtarëve për rëndësinë e përfitimet që vijnë nga pemët e imta. Derisa të ndryshojë diçka, fermerët detyrohen të gjejnë mundësi për eksport.

Boronica, mjedra e pemët e tjera të imta kanë filluar të kultivohen më shumë se viteve të kaluara, për shkak të përfitimeve të mëdha që kanë tregtarët e kultivuesit nga eksporti.