Në rrethinën e Hajvalisë, vendit ku jeton, 11-vjeçari Delbrin Demaj së bashku me babanë dalin shpesh për të kapur me objektivin e tyre imazhe të bukura të shpendëve e gjallesave të ndryshme.
Në ditët me pandemi ishin terrenet e tij më të shpeshta, ku hasi në lloje shpendësh grabitqarë e i fotografoi ato.
Një pjesë të madhe të bukurive të Kosovës 11-vjeçari thotë se i ka vizituar gjithnjë me aparat në dorë.
Mes tyre i ka disa vende të preferuara që ia mundësuan të takonte shpendë që rrallë hasen në vend.
Delbrini kishte momente kur ishte ndier i rrezikuar në terren.
Kërkimet në internet e leximi i librave të ndryshëm ia mundësuan Delbrinit njohjen më të thellë të çdo gjallese që fotografon.
Edhe
Mavriqi, fotografi që po shpalos bukuritë e botës së egër
Përveç në shkollim, në rrugëtimin e 11-vjeçarit drejt fotografisë e zhanrit që ai ka zgjedhur i del mbështetës gjithnjë babai.
Pritjet me orë të gjata në terren Delbrinit i japin kënaqësi, pasi që thotë se ka arritur të shkrepë momente rrallë të kapshme.