Shtojca për Kulturë

Tingujt jazz ngrenë në piedestal Mitrovicën, shkas për reagime e gjithëpërfshirje

Tingujt jazz ngrenë në piedestal Mitrovicën, shkas për reagime e gjithëpërfshirje

Pianisti nga Holanda, Mike del Ferro e ka bërë hapjen e edicionit të tretë, ku me tingujt e pianos ka interpretuar pjesë nga kompozitorë të njohur botërorë. Mes tyre ka interpretuar edhe një pjesë që e ka kompozuar vetë ai për një mik që i kishte vdekur para disa vjetësh. Kënga “Miron” që është titulluar nga emri i mikut të tij ka shpaluar emocione të thella përmes melodive të ndjeshme. Stili i tij sharton zhanrin e jazzit me ritme të pasura globale, duke krijuar vija të paharrueshme melodike që bashkojnë kulturat

Të premten ka nisur dita e parë e festivalit e në skenën alternative në sheshin “Car Llazari” në Mitrovicë të Veriut ishin shkaktuar trazira të vogla. Disa të rinj serbë janë ngritur në revoltim dhe organizimin atje e kanë parë si provokim dhe nxitje për konflikt nga ana e shqiptarëve, duke thënë se është “politikisht e motivuar”. Kjo ka rrjedhur nga rastësia e mbajtjes në të njëjtën kohë të festivalit “Ditët e Mitrovicës”, që tradicionalisht organizohet nga komuniteti serb në veri. Trazirat e vogla nuk kanë ndikuar që gjithçka tjetër të shkojë në vijë me festivalin. Skena kryesore është vendosur në parkun e qytetit në Mitrovicë të Jugut dhe mbrëmja ka nisur me katër koncerte

Unifikimi i kombeve në Ballkan ka qenë prej qëllimeve kryesore të edicionit të tretë të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”. Qenë planifikuar programe të veçanta për të rinjtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor e performancat e tyre qenë planifikuar të zhvilloheshin në jug e në veri të qytetit që për shumë vjet ka qenë në plan të parë kur është folur për tema kontroverse. Të premten ka nisur dita e parë e festivalit e në skenën alternative në sheshin “Car Llazari” në Mitrovicë të Veriut ishin shkaktuar trazira të vogla. Disa të rinj serbë janë ngritur në revoltim dhe organizimin atje e kanë parë si provokim dhe nxitje për konflikt nga ana e shqiptarëve, duke thënë se është “politikisht e motivuar”. Kjo ka rrjedhur nga rastësia e mbajtjes në të njëjtën kohë të festivalit “Ditët e Mitrovicës”, që tradicionalisht organizohet nga komuniteti serb në veri.

Trazirat e vogla nuk kanë ndikuar që gjithçka tjetër të shkojë në vijë me festivalin. Skena kryesore është vendosur në parkun e qytetit në Mitrovicë të Jugut dhe mbrëmja ka nisur me katër koncerte. Të pranishëm kanë qenë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarët e dy komunave, veriore e jugore të Mitrovicës, përkatësisht Bedri Hamza dhe Erden Atiq. Gjatë fjalimit të tij, Hamza ka theksuar rëndësinë e organizimit të një festivali në qytetin e Mitrovicës.

“Është fat i madh që kemi artistë të mëdhenj, siç është Rona. Rona, faleminderit shumë që gjithmonë kujdesesh që organizimet e tilla të këtij niveli ku performojnë artistë të përmasave botërore t’i organizosh dhe t’i sjellësh në Mitrovicë”, ka thënë ai në skenën kryesore para se të nisë performanca e parë e natës hapëse.

Pianisti nga Holanda, Mike del Ferro e ka bërë hapjen e edicionit të tretë, ku me tingujt e pianos ka interpretuar pjesë nga kompozitorë të njohur botërorë. Mes tyre ka interpretuar edhe një pjesë që e ka kompozuar vetë ai për një mik që i kishte vdekur para disa vjetësh. Kënga “Miron” që është titulluar nga emri i mikut të tij ka shpaluar emocione të thella përmes melodive të ndjeshme. Stili i tij sharton zhanrin e jazzit me ritme të pasura globale, duke krijuar vija të paharrueshme melodike që bashkojnë kulturat. Del Ferro, që është për herë të parë në Kosovë ka treguar se sa shumë i ka pëlqyer ky vend.

“E dua këtë vend, është hera ime e parë në Kosovë, por kam qenë në Shqipëri disa herë, andaj e di se është kultura e ngjashme, e njëjta gjuhë dhe njerëzit e jashtëzakonshëm, zemërgjerë e një audiencë fantastike. Po kaloj shumë mirë këtu”, ka thënë ai.

Njësoj ndjeshëm, por tani jo vetëm me piano, ka performuar Emma Smith, bashkë me bendin e saj. Ajo ka kënduar këngë të njohura ndërkombëtarisht të zhanrit jazz dhe disa prej tyre, sipas saj kanë qenë edhe më sfiduese, në kuptimin që vetëm ata që vërtet e duan jazzin, i njohin. Dhe është befasuar kur ka kuptuar se në audiencë kishte aq shumë që i njihnin ato këngë.

E njohur për shpirtin kreativ, ajo ka mahnitur audienca nga “Royal Albert Hall” deri te klubet më të njohura të muzikës jazz në botë. E në Mitrovicë, këmbëzbathur ka interpretuar këngë nga më të ndryshmet, deri te disa këngë nga Amy Winehouse. Në Kosovë, sipas saj, gjenden dizajnerët dhe fustanet më të bukur që ka parë ndonjëherë.

“Sonte ishte një mbrëmje e mrekullueshme, është hera e parë që performoj në Kosovë, jam shumë e lumtur që jam këtu dhe jam falënderuese ndaj Këshillit Britanik dhe Ambasadës së Britanisë që më kanë sjellë mua dhe bendin tim fantastik prej Londre. Në skenë kaluam jashtëzakonisht mirë, ishte shumë e veçantë”, ka thënë Smith që në fund të programit ka dhënë albumet e saj në CD dhe vinyl, si dhe bluza me dizajnë të bendit të saj.

“Publiku ishte fantastik, audienca ishte e mrekullueshme dhe gati për atë që solla. I kam përzgjedhur disa këngë që janë më sfiduese dhe vetëm për ata që janë të fiksuar pas jazzit. Ata këndonin bashkë me mua, dhe u pëlqyen shumë”, ka shtuar ajo.

Nata ka vazhduar me interpretimin e të rinjve nga Japonia, nën emrin “Eyrie”, të cilët në interpretime me katër duar në piano dhe me instrumente të tjera kanë ndërthurur tinguj jazz, duke çuar kështu në tjetër nivel qytetin e Mitrovicës. Grupi zakonisht kombinon precizitetin klasik me jazz modern, duke interpretuar kompozime ritmikisht të pasura në piano me katër duar.

Ndonëse është edicioni i tretë, sipas organizatorëve, ka qenë viti më sfidues deri tash në aspektin e realizimit të festivalit.

“Ky vit është viti i tretë, zakonisht thonë që viti i dytë është viti më i vështirë i festivalit, për ne ka qenë ky viti më sfidues për procesin e organizimit dhe të realizimit të festivalit. Gjithsesi, mendoj se nata e parë shkoi mirë, ishte një natë e gjatë me disa koncerte edhe mendoj që për një festival të muzikës jazz që gjithmonë ka një audiencë ashtu tepër të përcaktuar, të kufizuar edhe të pritshme, sesa mund të jetë, nuk është se kemi pasur qëllim, por mendoj që jemi mjaft të kënaqur me çka ka ndodhur sonte në skenën kryesore dhe programin zyrtar”, ka thënë për KOHËN Rona Nishliu, themeluese dhe organizatore e festivalit “Mitrovica International Jazz Days”.

Sa u përket incidenteve gjatë ditës, ajo ka treguar se i kanë mbajtur nën kontroll dhe se ato kanë ndodhur pas përfundimit të koncerteve. Minimaliste i ka quajtur reagimet e komunitetit serb në pjesën veriore të Urës së Ibrit.

“Në pjesën veriore në fakt koncertet janë përmbyllur mirë. Sipas raportimeve, se unë kam qenë në pjesën e parë, koncertin e parë praktikisht e kam përcjellë prej fillimit deri në fund, nuk ka pasur asnjë lloj incidenti. Kanë qenë disa të rinj, pesë-gjashtë persona me filikaqa që i kanë kështu tradicionale edhe ka pasur domethënë kështu një lloj reagimi”, ka shpjeguar ajo. Në këtë skenë alternative, matanë një prej urave më të përfolura në Evropë, për herë të parë pas luftës kanë interpretuar grupe nga Kosova si “Belle Ame” dhe Dibiduzz”. Janë grupe të rinjsh. E njëjta gjë me grupe të ndryshme është bërë edhe në një skenë alternative në pjesën jugore. Sa u përket reagimeve të qytetarëve lokalë serbë, Policia e Kosovës ka shoqëruar dy prej tyre.

Me koncertin e katërt të skenës kryesore është mbyllur mbrëmja e parë e këtij edicioni. Artisti turk, Hakan Başar, në treshe me grupin e tij ka sjellë tinguj të freskët të muzikës jazz. I njohur si “ylli në ngritje i jazzit ndërkombëtar”, Başar sjell një gërshetim të rrallë të energjisë rinore me dashurinë e thellë për jazzin tradicional.

Publiku që, sipas organizatorëve, ka qenë befasisht në numër të konsiderueshëm ka treguar entuziazmin për të dëgjuar ritmet e gjalla të një zhanri që pak promovohet në Kosovë. Sipas tyre, rëndësi të madhe ka që organizohen kësi lloj festivalesh në një qytet si Mitrovica.

“Fillimisht mendoj se performancat ishin shumë origjinale, kompozime dhe variacione origjinale për të gjitha koncertet sonte dhe është shumë interesante të vijmë këtu dhe të dëgjojmë diçka që është kaq unike dhe kjo vërtet e ngre nivelin e përvojave kulturore që mund t’i kesh këtu në Kosovë dhe në veçanti në Mitrovicë”, ka thënë Johannes Madsen, i cili është kryetar i zyrës për BE në Kosovë.

Me kënaqësi i ka përcjellë koncertet e natës së parë tok me gruan e tij, që është edhe interpretuese e muzikës jazz, shpesh duke interpretuar me emra të njohur në Kosovë.

“Ishte vërtet fantastike, jemi kënaqur shumë. Filloi me muzikë klasike, Emma ishte fantastike sigurisht, por të preferuarat e mia ishin të rinjtë japonezë, të cilët kanë dhënë maksimumin e tyre për të na kënaqur dhe faleminderit për organizimin e kësaj ngjarjeje për ne”, ka thënë Astra Madsen, adhuruese e muzikës jazz.

Pavarësisht incidenteve të vogla, muzika jazz ka frymuar e lirë në Mitrovicë. Festivali që tashmë për tre vjet me radhë po sjell emra të njohur në nivel ndërkombëtar do të vazhdojë edhe për dy ditë me performanca të shumta e me programe për të rinj dhe për fëmijë, si dhe punëtori me artistë.