Ne njerëzit kemi ende nevojë edhe për të parë bukurinë e oazave. Vetëm se intenca kryesore e ekspozitës “Qysh sheh AI” e Bardhyl Bejtullahut mbetet trajtimi i sfidës së AI. Optimizmi perceptiv i tij sprovon Inteligjencën Artificiale me gjeniun kreativ të tij – vërtet AI-ja, si mjet i gjeneruar nga njeriu, të mos na tejkalojë duke mos pasur ato që ne e kemi të rëndësishme: zemrën dhe shpirtin
Inteligjencia artificiale (Artificial Intelligence – AI) viteve të fundit po bëhet temë kryesore e bisedave për ardhmërinë e njerëzimit ku ka edhe parashikime alarmante për fundin e njeriut, nga frika se AI do të ngadhënjejë në çdo fushë.
Artisti Bardhyl Bejtullahu vjen me një ekspozitë te “Hani i 2 Robertëve” ky ballafaqon motivacion, emocionin dhe kreativiteti burimor i artistit me fuqinë imagjinative të AI-së, kur AI merr detyrën e realizimit të temave të njëjta si origjinalet e autorit, që AI të gjenerojë qysh ato shihen me sytë e një fëmije, ose të të moshuarit, arkitektit, psikiatrit e të tjera. Rezultati i këtij sfidimi shpalos një diapazon interesant të imazheve simotra ku ballafaqohemi me çështjen e autorësisë origjinale dhe asaj të gjeneruar. AI te ky eksperiment bëhet mjet i realizimit të versioneve të së njëjtës vepër, ku ato që mund t’i gjenerojë AI janë të pakufishme, që nuk janë thjesht kopje, por mbajnë edhe vulën e autorësisë të Bejtullahut, si një tip autorësie të ekspanduar multiversi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPiktura burimore e Bardhyl Bejtullahu shquhet me kompozicione të studiuara dhe mirëbalancuara, përgjithësisht të këndshme dhe pëlqyeshme. Rrezatojnë me optimizëm, sepse artisti shpesh i vendos brenda një bardhësie kumbuese që motivit të pikturës i japin një aurë dritëruese, paçka edhe fluiditet dhe transparencë që ngjyrave olio u japin spontanitetin dhe delikatesën e akuarelit.
Një spikatje tjetër kompozicionale është zgjatja e formave strukturore që peizazhet i paraqet të stilizuara, kështu që pemët dhe shtëpitë kanë zgjatime vertikale, e veprat abstrakte po ashtu raporte themelore dinamike të kryqëzimit subtil mes vektorëve pamorë vertikalë dhe horizontalë, ose mes qiellores dhe tokësores te gjenerimi dhe strukturimi i realitetit të perceptueshëm estetik. Drita dhe bardhësia mbizotërojnë në veprën e Bejtullahut jo si mbyllje e syve para të errëtës dhe toksikes në jetën bashkëkohore, por si kontrast i qëllimshëm ndaj zezonave që arti i angazhuar i alarmon si rreziqe më të mëdha të mbijetesës.
Ne njerëzit kemi ende nevojë edhe për të parë bukurinë e oazave. Vetëm se intenca kryesore e ekspozitës mbetet trajtimi i sfidës së AI. Optimizmi perceptiv i tij sprovon Inteligjencën Artificiale me gjeniun kreativ të tij – vërtet AI-ja, si mjet i gjeneruar nga njeriu, të mos na tejkalojë duke mos pasur ato që ne e kemi të rëndësishme: zemrën dhe shpirtin!