Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Shtojca për Kulturë

Problemi më i vogël është 20-përqindëshi: Ne e përkthejmë atë që e shkruajmë maqedonisht

Për mua, miqtë e mi, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, askund, me asnjë pjesë të saj, nuk e përcakton shqipen si gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, por vetëm si një përkthim nga maqedonishtja. Tani jemi dëshmitarë se po diskutohet për heqjen e 20- përqindëshit, sikur aty na qenka problemi. Duhet të pajtohemi me atë se 20 për qind është një perde tymi dhe një problem që realisht është, por nuk qëndron aty esenca për mospërdorimin e gjuhës shqipe në jetën tonë publike

A kanë juristë universitetet tona në Shkup e Tetovë, apo jo? A mundet për shembull shkolla “Liria” t’i drejtohet një ministrie në gjuhën shqipe? Tani, jemi dëshmitarë se po diskutohet për heqjen e 20-përqindëshit, sikur thuajse aty na qenka problemi. Duhet të pajtohemi me atë se 20 për qind është një perde tymi dhe një problem që realisht është, por nuk qëndron aty esenca për mospërdorimin e gjuhës shqipe në jetën tonë publike. Ne mund ta heqim 20-përqindëshin, por përsëri nuk kemi bërë asgjë. Pse?

Problemi qëndron këtu në nenin 7 të Kushtetutës së RMV-së që thotë: “Në Republikën e Maqedonisë gjuha zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Në njësitë e vetëqeverisjes lokale ku jetojnë shumica e nacionaliteteve, përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit cirilik, në përdorim zyrtar përdoret edhe gjuha dhe shkrimi i nacionalitetit në mënyrën e përcaktuar me ligj”.

Pra, Kushtetuta e lejon përdorimin e gjuhës shqipe vetëm në njësitë e vetëqeverisjes lokale edhe atë si shkrim i dyfishtë, një herë maqedonisht e pastaj në gjuhën shqipe. Pra, e përdorim në komunë dhe në ndërmarrjet komunale dhe aty duke shkruar dy herë: një herë maqedonisht dhe pastaj përkthimi. Pra, 20-përqindëshi vetëm do të zëvendësohej me gjuhën shqipe dhe situata do të mbetet përsëri e njëjtë.

A ka një koncept se si do ta bëjmë gjuhën shqipe zyrtare me këtë Kushtetutë që kemi? Do të pajtoheni se një projekt i tillë as që ekziston e që dikush e ka një ide se si duhet operacionalizuar. Këtë përshtypje e ka edhe opinioni publik duke u bazuar në praktikën e deritashme shoqërore. Ne po vërejmë, gjithnjë e më tepër, se sa kjo fushë, nga pikëpamja e marketingut politik, është terren pjellor për mbledhjen e pikëve politike edhe për partitë politike maqedonase, edhe për ato shqiptare. Por, për mua, miqtë e mi, Kushtetuta, askund, me asnjë pjesë të saj, nuk e përcakton shqipen si gjuhë zyrtare në Republikën Maqedonisë, por vetëm si një përkthim nga maqedonishtja.

Spiralet e ironive dhe labirinteve normative

Edhe Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet Arbëri Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Pyes veten se pse te partnerët e koalicionit qeveritar ka mosmarrëveshje rreth përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në vend? Ata janë nënshkrues dhe më mirë duhet ta dinë mënyrën se si janë marrë vesh në Ohër për përdorimin e gjuhëve. Pse ata tani kanë ngatërresa në rritje lidhur me këtë gjë? Kjo është dëshmi shtesë që vetëm konfirmon paqartësitë e Marrëveshjes së Ohrit si dokument. Rasti i Librit të Bardhë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe grindjet shumëvjeçare në Kuvend se këtu mund të flasin, por nuk mund atje dhe diku tjetër, vetëm e ripërsërit përrallën. Në fakt kjo është vetëm një spirale ironish dhe labirintesh. Pra, në njërën anë lejohet përdorimi zyrtar i gjuhës, por është e pakuptimtë, se nuk ka, të paktën ose të japë një hapësirë apo zgjidhje kushtetuese për operacionalizimin e atij përdorimi në praktikë. Dhe sikur të sjellim ligjin për përdorimin e gjuhës – unë jam i sigurt se Gjykata Kushtetuese do ta heqë atë. Por njerëzit tanë në Qeveri dhe Parlament merren me atë se a mund edhe të kryesojnë mbledhjet në gjuhën shqipe. Është e qartë se në baza etnike po lexohen edhe Kushtetuta, në këtë rast edhe dispozitat e gjuhës.

Dua të them se unë nuk jam jurist me profesion, por dua që disa prej juristëve të më bindin mua se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. A përdoret ajo në administratën publike për shqiptarët (vetëm për ata dhe jo për të gjithë qytetarët) në jetën publike dhe në administratën publike?

Përkthimi nuk është përdorim zyrtar i gjuhës

Sot njerëzit nuk kanë kohë të përkthejnë kur i mbushin formularët. Mendimi im i prerë është se gjuha shqipe në vend nuk është ende gjuhë zyrtare dhe ajo si e tillë nuk përdoret askund. Unë nuk mund ta përdor atë as në postë, në bankë, e as në vendimet nga ndonjë institucion publik s’më vijnë në gjuhën shqipe. Asnjë dhe asnjëherë deri më tani. Duhet ta mbush formularin njëherë në maqedonishte e pastaj në gjuhën shqipe.

Nga analiza operacionale e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Neni 7 mund të nxirren konkluzionet e mëposhtme:

1. Në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti cirilik (1). Mirë. Shkojmë më tutje.

2. Cilado gjuhë tjetër e folur nga së paku 20 % e popullatës është gjithashtu gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, si më poshtë e specifikuar. E ky formulim është problematik duke pasur parasysh faktin se vetëm specifikon një gjuhë fiktive (askund nuk përmendet se ajo është gjuha shqipe, por fakt është ajo është gjuha e së paku 20%) si gjuhë zyrtare. Por aluzioni është aty se nuk ka vend askund për aplikimin e saj. Këtu dalin në pah mjeshtëritë e pjesëmarrësve maqedonas në bisedimet e Ohrit – Fërçkovski dhe Popovski, të cilët, këtu, publikisht i “përgëzoj” për aftësitë e tyre që të bëjnë këtë formulim – mundësi që një gjuhë tjetër të shkruhet si zyrtare por të mos ketë hapësirë përdorimi në praktikë, askund. (Kërkoj nga juristët shqiptarë të më tregojnë se ku mund dhe si mund të përdoret gjuha shqipe?!). Ku është ky specifikim?

Përsëri e njëjta gjë me dokumentet personale ku (3) qytetarët që nuk janë maqedonas mund t’u lëshohen dokumentet në atë gjuhë në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase, në përputhje me ligjin. Dhe këtu nuk flitet për gjuhën shqipe, por për të gjitha komunitetet. Domethënë rome dhe vllehe. Në esencë këtu ligji nuk përcakton përdorim zyrtar, por dokumente të përkthyera – do të thotë se dokumentet e lëshuara maqedonisht kanë të drejtë të përkthehen në një gjuhë tjetër. Kjo ka të bëjë me të gjitha dokumentet personale. Ajo do të thotë shkurtimisht: qytetarët që duan ta përdorin gjuhën shqipe duhet të bëjnë dy herë punë: një herë të shkruajnë maqedonisht dhe pastaj ajo të jetë e përkthyer në gjuhën shqipe. Kjo tani bëhet në institucionet arsimore (evidencë, librat e amzës, dëftesat, diplomat, vërtetimet…) dhe kudo ku jepen dokumentet personale. Pra, për këtë të drejtë njerëzit duhet të punojnë dy herë, më shumë se shokët e tyre maqedonas pa pagesë dhe aplikime delikate, duke përdorur dy alfabete të ndryshme – latin dhe shkronja cirilike. Por kjo është një kërkesë në qoftë se ju doni diçka që të keni në gjuhën tuaj e, shteti siguron vetëm për pakicat formularë dygjuhësorë dhe ju duhet t’i mbushni ata. Ideja është që njerëzit të maltretohen po të duan të përdorin gjuhën e tyre. Shumica duke e ditur se ka shumë punë, nuk kanë durim dhe e mbushin formularin vetëm në gjuhën maqedonase. Kjo i sfidon qytetarët duke i diskriminuar dhe duke i vënë para një disavantazhi dhe diskriminimi formal.

Edhe Shkup, partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët Rajon Shkup, partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët

Amin Malouf beson se shkatërrimi më i madh që mund t’i bëhet identitetit të një komuniteti është cenimi i të drejtave gjuhësore apo kordonit të identitetit të tjetrit – është nënçmimi i gjuhës .

Dispozitat e mëposhtme të Kushtetutës: (4) Çdo person që jeton në njësinë e qeverisjes vendore, në të cilën së paku 20% e popullsisë flet një gjuhë zyrtare tjetër nga maqedonishtja, mund të përdorë cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyrën rajonale të qeverisë përgjegjëse për atë komunë; zyra e tillë do të përgjigjet në atë gjuhë në mënyrë plotësuese në maqedonisht. Mrekulli. Ja këtu, publikisht kërkojnë një ekspert maqedonas për të sqaruar këtë hierarki gjuhësore dhe këtë rropatje. Kjo referohet vetëm për qytetarët dhe ata do të marrin dy përgjigje (vendime, letra, urdhëresa, udhëzime… ) do të thotë përveç në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Por këtë të drejtë nuk e ka institucioni; UEJLI – Universiteti i Tetovës, shkollat, komunat, ndërmarrjet p.sh. nga Tetova. Pra, ne jemi vetëm përkthyes të gjuhës sonë. Pra, assesi nuk mund të marrim një vendim në gjuhën tonë, gjë që ka qenë e mundur me Kushtetutën e RSF të Jugosllavisë të vitit 1974.

Më lejoni të shpjegoj dilemën se a ka në ato institucione staf dhe nëse është një institucion i tillë që ka procesuar ndonjë komunikim të këtij lloji? Unë jam i sigurt se kjo është vetëm një mjegullnajë. (4) Në paragrafin e ardhshëm: në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare tjetër nga maqedonishtja mund të përdoret në pajtim me ligjin. Cili ligj? Ku është ta shohim? (5) Kjo vlen edhe për qeveritë lokale, ku ka vetëm një përkthim dhe kjo vlen vetëm për një komunitet dhe jo për të gjithë, jo në të gjithë territorin e shtetit.

Vetëm ndryshimi i Kushtetutës mundëson përdorim zyrtar

Cilat duhet të jenë zgjidhje? Zvicra, Tiroli Jugor, Belgjika dhe Kosova janë një shembull i mirë i barazisë së gjuhëve dhe zgjidhjet e thjeshta që për shembull, gjuha flamane dhe frëngjishtja janë gjuhë zyrtare. Apo ajo zvicerane që mundëson përdorim të katër gjuhëve zyrtare në tërë territorin, në çdo vend dhe për secilin.

Le të shpresojmë se brezat e rinj do të kapërcejnë keqkuptimet e kaluara dhe pagjeturinë apo njëgjuhësinë e Qeverisë që politika gjuhësore në të ardhmen të jetë e drejtë.

Mendimi im është që të realizohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe patjetër, të ndërrohet Kushtetuta. Çdo gjë tjetër do të ishte vetëm lojë që nja 100 veta (deputetë e zyrtarë të BDI-së që kanë nevojë, sepse shumica nuk e dinë mirë maqedonishten) në Parlament apo Qeveri të flasin në gjuhën shqipe dhe populli, të mundohet, ku mund e ku nuk mund ta përdorë gjuhën përkrah maqedonishtes.

Edhe Taravari: Shqipja është gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut, kërkojmë ndryshimin e tri neneve Arbëri Taravari: Shqipja është gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut, kërkojmë ndryshimin e tri neneve

A mund të mashtrohemi me disa shenja komunikacioni që janë në gjuhën maqedonase dhe në shqipe vetëm brenda qytetit, kurse në rrugët rajonale janë në maqedonisht dhe serbisht (vëreni bri rrugëve jepen si Zelino, Gresnica, Cafasan…) dhe me disa dokumente personale të cilat janë edhe në tri gjuhë. (maqedonisht, shqip dhe anglisht). Do të na përqeshin nesër brezat e rinj se sa naivë jemi.

Autori është profesor në Universitetin e Evropës Juglindore