Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Shtojca për Kulturë

Njerëzorja dhe mbinjerëzorja me “Ra ni fjollë n’synin tem”

Në esencë çdo pjesë e këngës është sinonim i delikatesës. Njerëzorja e mbinjerëzorja takohen në rrafshin e falënderimit. Prehja shpirtërore që ndihet nga tjetri cilësohet dhuratë, teksa këtë e ngre në mirënjohje ndaj jetës e krijuesit. Përveç lansimit të “Ra ni fjollë n’synin tem”, Petrit Çarkaxhiu shpalos edhe emërtimin e këngës më të re të grupit “Jericho”

Me tone të lehta të pianos, instrumentit me prejardhje nga Lindja e Mesme, balabanit e basit, krijohet një vijë e lehtë muzikore që ndjell njëfarë qetësie që në dëgjim të parë të këngës. Ndjesinë e shton edhe më shumë teksti, në autorësinë e këngëtarit.

Në pikëpyetjet e kuptimeve, meditimi është përgjigja që autori ia servon publikut nëpërmjet vargjeve. Petrit Çarkaxhiu si gjithmonë është fjalëpakë. I ndikuar nga letërsia e Rumit e bejtexhinjve përçon te audienca “lirikë muzikore”. Kjo dallohet më së miri te fjalët që përdor. “Nuri”, “sërri”, “Hakku”, “hedije”, Mexhnuni e Lejlaja janë disa nga to në këngën e cila gjeti realizim pas heqjes së pluhurit prej më shumë se 10 vjetësh prej kur është shkruar.

Në esencë, çdo pjesë e këngës është sinonim i delikatesës. Njerëzorja e mbinjerëzorja takohen në rrafshin e falënderimit. Prehja shpirtërore që ndihet nga tjetri cilësohet dhuratë, teksa këtë e ngre në mirënjohje ndaj jetës e Zotit.

Në intervistën e tij në emisionin “Express” në Kohavision të enjten, bashkë me regjisorin e videoklipit, Tanzhu Sylejman, ai jep detaje të këngës më të re, “Ra ni fjollë n’synin tem”. Mirëpo edhe zbulon projektin më të ri të grupit “Jericho”, e cila pritet të publikohet deri në muajin e ardhshëm nën emërtimin “Në garë për Qeveri”.

“Nuk është këngë që është nisur me një mesazh të caktuar, thjesht e ka një ndjesi. Kjo është e vjetër, ka goxha disa vjet që është kompozuar e shkruar. Është këngë e dashurisë, mirëpo edhe terminologjia që është përdorur (është e veçantë), sidomos sa i përket simbolikës edhe metaforave që janë përdorur në tekst”, thotë Çarkaxhiu, teksa pranon ndikimin që ka nga letërsia mistike dhe ajo e Lindjes së Mesme.

Edhe Petrit Çarkaxhiu publikon “Ra ni fjollë n’synin tem” Showbiz Petrit Çarkaxhiu publikon “Ra ni fjollë n’synin tem”

Emërtimin e këngës e ka ndërlidhur me njomësinë dhe delikatesën e fjollës, si shpërfaqje edhe e unikes njerëzore.

“Fjolla është vetvetiu delikate, një gjë që shumë shpejt shkrihet, por (kur shihet) në strukturat mikroskopike atëherë menjëherë njeriu mahnitet. Nëpër shumë dokumentare e video ku e paraqesin, çdo fjollë e ka formën origjinale e unike të veten. Në këtë pakufi të larmisë së fjollave, çdo njëra është unike në vete, ndoshta si çdo njëri prej nesh”, rrëfen solisti i bendit “Jericho” për këngën e cila kompletohet edhe nga Etibar Asadli në piano, Alafsar Rahimov (balaban) dhe Enver Muhamedi (oktet-kontrabas).

thotë se tashmë ka krijuar një standard të audiencës. “Për shkak që e kemi një bazë të fansave e cila qëndron besnike ndaj këngëve të cilat i bëj si solo artist, por edhe njëjtë me bend”, thotë ai. “Është tekst i vjetër, i ka mbi 10 vjet. Në atë kohë kam qenë më shumë i interesuar në poezinë e Rumit pse jo edhe të poetëve shqiptarë të fundit të shekullit 19 dhe fillimit të shekullit 20. Janë ata njerëz të cilët ma kanë prezantuar atë terminologji që e kam përdorur”, shprehet ai. “Jam munduar ta sjellim në formën e shqiptarizuar”.

Përqendrimi te mesazhi

Videoklipi është gati si çdo paraqitje e Çarkaxhiut. Minimal me pamje e me gërshetim të natyrës, duke ngritur fokusin më të madh te pjesa tekstuale dhe kuptimore, e jo veç vizuale.

“Ishim duke ndejë në ‘Rock Kuzhinë’ nga 11 e natës, edhe thamë: ‘Tanzhu a shkojmë e bëjmë një klip’. E nisim në 12 të natës, e mbaruam në 10 të mëngjesit xhirimet dhe pjesën më të madhe të montimit”, thotë Çarkaxhiu, teksa përmend që kanë përdorur disa pamje nga maja e Shkëlzenit e Kosharja, të cilat janë xhiruar disa vjet më herët.

Për regjisorin e videoklipit, Tanzhu Sylejman, bashkëpunimi me Çarkaxhiun është më interesant për shkak të lehtësisë së komunikimit dhe të shkëmbimit të ideve.

Edhe “Në garë për Qeveri” rikthen “Jerichon”, godet luftën për para e pushtet Kulturë “Në garë për Qeveri” rikthen “Jerichon”, godet luftën për para e pushtet

“Procesi i videoklipit me Petritin është më interesant se me të tjerët sepse Petriti qysh i servon këngët për fansat e vet, edhe neve për ekip na servon krejt materialin. Ne veç e interpretojmë atë servimin e këngës”, pranon Sylejman.

tij, komunikimi ndodh shumë natyrshëm dhe shumë shpesh pa nevojën e planifikimeve.

“Një moment interesant ke se deri e gjetëm fotografinë, të cilën s’e kemi fol më herët, po kur e gjetëm thamë: ‘Po kjo është referenca që e kemi lyp’. Edhe në spotet e kaluara na ka ndodhur që e kemi lyp një send pa e fol edhe kur e kemi gjetur kemi thënë po për këtë jemi munduar”, shprehet Sylejman, për të cilën vetë Çakaraxhiu thotë ia dinë shijen njëri-tjetrit.

Rikthimi i grupit “Jericho”

Kur pyetet për grupin “Jericho”, solisti thotë se ata së fundmi ishin duke u marrë me performanca virtuale përgjatë pandemisë. Publikut nuk i kanë sjellë më këngë që nga viti 2019, atëherë kur vargjet “Ëndërr e prerë” të Dritëro Agollit i patën jetësuar në formën e recitalit, ndërkaq pjesa tjetër tekstuale e shkruar nga vetë Çarkaxhiu jehonte me mesazhin e fuqisë përbashkuese.

Në emisionin “Express” ai shpalosi për projektin në ardhje të këtij grupi, të cilën pritet ta publikojnë eventualisht deri në muajin maj.

Edhe “Jericho” me gegë-rock për festë e kujtesë EXPRESS “Jericho” me gegë-rock për festë e kujtesë

“Brenda muajit ose në maj do ta publikojmë një këngë e cila quhet ‘Në garë për Qeveri’, thotë ai duke treguar ekskluzivisht emërtimin e këngës për shikuesit e KTV-së. “Ka qenë këngë e paralajmëruar, e kemi përpunuar më shumë sa i përket miksit, editimit. Ka mbet pjesa e videoklipit me u realizu”.

Petrit Çarkaxhiu deri më tani i ka dhënë zë këngëve të grupit “Jericho” si “Kanga Jonë”, “Kanga e Ashikëve”, “Nëntor i ftohtë”, “Tomli i nanës”, “Albanin Rhapsody”, teksa së fundmi ka publikuar një varg solo – këngësh si “Drenushë e Trembur”, “Dul behari”, “Vajza e tokave të diellit” e “Natë e Gatë”.