Në ceremoninë madhështore të 1166-s për katedralen ikonike që simbolizon Kotorrin, do të merrnin pjesë klerikë të lartë që lidhen me Shqipërinë e shqiptarët, duke pasur rol qen¬dror në këtë ceremoni përurimi me karakter historik. Ceremonia udhëhiqej nga peshkopi i Kotorrit, Malona, peshkopi shqiptar Lazari, peshkopi i Drishtit, Martini, si dhe peshkopi i Ulqinit, Gjoni. Peshkopi kotorras bëri përurimin e altarit të Shën Tripunit dhe marti¬rëve Primi dhe Felicijani, ndërsa peshkopi shqiptar Lazari, altarin e Shën Mërisë së lumturuar, ndërsa peshkopi ulqinak Gjoni altarin e apostujve Gjoni dhe Pali. Por, shqiptarët dhe Kotorri ndërlidhen shumë edhe në aspektin kishtar, të historisë së kishës katolike, klerit dhe priftërinjve me origjinë shqiptare, por edhe me rolin që ata e patën si dinjitarë apo priftërinj shekullarë
Është interesant se peshkopi shqiptar Lazar Alba¬nnensis ka qëndruar në Kotorr në një episod simbolik për identitetin e këtij qyteti. Ai përmendet me rastin e një momenti shumë të veçantë për historikun e Kotorrit – ceremonisë së përurimit të katedrales së Shën Tripunit më 1166. Madje, në këtë rast, peshkopit shqiptar i kishte takuar nderi i veçantë që të përuronte absidën e djathtë të kate¬drales që edhe sot është simbol i Kotorrit.
Në fakt, katedralja e njohur është ndërtuar mbi kishën më të vjetër, të ngritur nga një qytetar i Kotorrit, Andreaci. Mbi të u ngrit katedralja impozante në shekullit XII, e cila u përurua me ceremoninë e njohur që udhëhiqej nga peshkopi i Kotorrit, Malona, peshkopi shqiptar Lazari, peshkopi i Drishtit, Martini, si dhe peshkopi i Ulqinit, Gjoni. Peshkopi kotorras bëri përurimin e altarit të Shën Tripunit dhe marti¬rëve Primi dhe Felicijani, ndërsa peshkopi shqiptar Lazari, altarin e Shën Mërisë së lumturuar, ndërsa peshkopi ulqinak Gjoni altarin e apostujve Gjoni dhe Pali.
Në ceremoni, përveç këtyre titullarëve kishtarë, mo¬rën pjesë edhe prelatë të lartë, si peshkopi i Shasit Pjetri dhe murgjit e manastireve benediktine, pastaj kyr Iznak, që me¬ndohet të ketë qenë aty si përfaqësues i pushtetit bizantin në Dalmaci. Ndërsa, merrte pjesë edhe një klerik tjetër shqip¬tar, priori Arbanias, Andrea.
Pra, në këtë ceremoni madhështore për katedralen ikonike që simbolizon Kotorrin marrin pjesë klerikë të lartë që lidhen me Shqipërinë e shqiptarët, duke pasur rol qen¬dror në këtë ceremoni përurimi me karakter historik.
Por, shqiptarët dhe Kotorri ndërlidhen shumë edhe në aspektin kishtar, të historisë së kishës katolike, klerit dhe priftërinjve me origjinë shqiptare, por edhe me rolin që ata e patën si dinjitarë apo priftërinj shekullarë.
Rivaliteti ndërmjet aktorëve gjeopolitikë të kohës
Njëri nga këto episode ndërthuret edhe me situatën e historikut kompleks të Kishës Katolike rreth ndarjeve që u bënë mbi papët e Avinjonit. Në atë kohë, kur kishte ri¬valitete dhe anime në mes të Vatikanit dhe Avinjonit, shë¬nohet se si një pjesë e feudalëve shqiptarë morën anën e Avinjonit.
Kështu, me protopapën Klimenti VII u bënë edhe Dukagjinasit dhe Topiajt, ndërsa pjesa tjetër katolike në këto hapësira dalmate ishte me papën Urbani VI dhe më vonë Bonifaci IX në Romë. Venediku, që mbante edhe Ko¬torrin me hapësirat përreth, ishte rreshtuar në anën e Romës. Është interesant se në këtë episod, dy vjet para se të zgjidhej kjo krizë brenda Kishës katolike, në selinë pesh¬kopale të Kotorrit erdhi Ivani nga Durrësi, që në atë kohë qeverisej nga Topiajt. Dhe mu në këtë kohë, në krye të provincës domenikane të Hungarisë vjen edhe një Topiaj – Domeniku.
Siç vëren edhe Blehova – Čelebić, Domeniku dhe Ivani nga Durrësi me siguri ishin të afërt dhe kjo e sjell pyetjen nëse Topiajt, përmes këtyre ndikimeve, dëshironin të forconin rolin e papës së Avinjonit në një kontekst të konfrontimit jo vetëm kishtar, por mbase edhe politik.
Kjo ngaqë dihet që papa Bonifaci IX nga Roma i shkruante argjipeshkvit të Tivarit dhe vetë Gjergjit II Stracimirit Balshës që të ndërmarrin veprime ndaj “skiz¬matikëve”.
Ky kontekstualizim zbërthen në prapavijë një rivalitet të konfliktit ndërmjet aktorëve gjeopolitikë të kohës, ku Balshajt ishin në rivalitet të gjatë me Kotorrin, ndërsa Topiajt e Dukagjinasit po mbanin anën e tyre të interesit, me siguri duke qenë më afër lidhjeve franceze të kohës dhe ku Venediku ishte fare pranë me interesat e tij.
Një numër i konsiderueshëm i klerit katolik me ori¬gjinë shqiptare është historikisht prezent në Kotorr, madje, edhe në poste më të larta, siç ndodh me peshkopin Thomas (1334 - 1344) me origjinë nga Ulqini. Pasi kishte kaluar kohë të konsiderueshme si peshkop i Ulqinit, atij papa i ki¬shte pranuar faljen nga pagesa e servicijeve, duke e titulluar si frater Thamoas, episcupous Catharensis in Sclavonia.
Titulli në fjalë Sclavonia nënkupton juridiksionin në tokat katolike të shtetit të atëhershëm serb, edhe pse reflek¬ton një trevë më të gjerë të përdorimit të gjuhës sllave, por që nuk përfshin ingjerencat e peshkopatës së Kotorrit mbi to.
Në kohën e peshkopit Thomas janë marrë disa masa administrative – janë vendosur dy prokuratorë mbi secilin manastir, pastaj janë sanksionuar dënimet mbi blasfeminë, pastaj është sanksionuar mostjetërsimi nga thesari i Shën Katedrales së Shën Trifunit etj.
Po kështu, vetëm katër vjet më vonë, peshkop i Ko¬torrit u bë edhe Bartolomeu (1348-1349), i cili ndenji vetëm një vit në këtë post, pasi nga papa Klimenti VI u emërua për peshkop në Trogir të Dalmacisë, më 1349. Për Bartolomeun papa Klimenti VI i kishte shkruar car Dushanit se janë miq, familiater notus. Sipas Farlatit, Bartomoleu ishte pjesë e luftës kundër herezisë në Rashkë, Shqipëri, Sllavoni së bashku me argjipeshkvin e Durrësit Antonin dhe argji¬pesh¬kvin e Dubrovnikut, Ilija Saračić.
Më vonë, gjatë kohës së peshkopit të radhës, Adamit (1349-1352), ndërlidhet një fakt interesant, kur peshkopi shqiptar Laurus e shenjtëron altarin e Kishës së Shën Gjer¬gjit në Perast.
Pas 24 vjetësh, në krye të peshkopatës së dioqezës së Kotorrit vihet Bernardi (1374-1375) që vinte nga Drishti, i cili qëndroi aty shkurt, vetëm një vit.
Bernardi u trashëgua në këtë post nga domenikani që vinte nga Durrësi, Ivani apo Gjoni (1375-1397).
Për të, Blehova-Čelebić nuk përjashton mundësinë të ishte në lidhje direkte me të zotin e Durrësit, Gjergj To¬piajn, si dhe me kryesuesin e provincës domenikane të Hun¬garisë, Dominik Topiajn.
Triumfi i venedikasve dhe shputa e Shën Tripunit si relikt
Gjatë peshkopatës së Ivanit ndodhi episodi interesant në historikun e Kotorrit: përplasja e në mes të mbretit hungaro-kroat Ludovikut (nën të cilin ndodhej pushteti i Kotorrit në atë kohë) me venedikasit dhe si pasojë Viktor Pisani, i cili e administronte flotën e Shën Markut, e rrethoi Kotorrin më 1378 dhe e ktheu në dominion të venedikasve. Me këtë rast kishte ndodhur që venedikasit në shenjë triumfi kishin marrë me vete reliktin, pjesën e shputës së Shën Tripunit të mbështjellë në argjend, e cila, edhe pas shumë lutjesh të kotorrasve, kurrë nuk iu kthye atyre mbrapa.
Në fakt, më 1381, pas arritjes së paqes, Kotorri prapë iu kthye Ludovikut.
Frati Mikeli nga Durrësi ishte lektor në Kotorr. Ai përmendet në një situatë rrethanore pas një dënim në Raguzë. Më 11-14 mars 1415 në Raguzë, pasi paditën fretërit minoritë për fajin e kryer duke fyer e rrahur njëri-tjetrin, pason lista e të dënuarve që përfshin dëbimin nga qyteti me afate përkatëse. Ndër ta figuron edhe frati Martin nga Tivari, kapelan i murgeshave, si dhe frati Anton Kasa e frati Mikeli nga Durrësi që ishte lektor në Kotorr (frater Mchiel de durachio lector catahrj…). Ata duhej lëshuar qytetin deri në fundt të 1415.
Është interesante se në krye të peshkopatës kotorrase gjendet një Kontaren (Marin Contareno 1434-1454). Kon¬tarenët janë familje fisnike venedikase me ndërlidhje edhe me kishën, por që kanë pasur dinjitarë të shquar gjithandej në Albanian veneciane: xhaxhai i këtij peshkopi, Antoni, kishte qenë i përfshirë në biznese të mëdha me Shqipërinë sidomos me Vlorën; ndërsa Jakovi Kontareno kishte qenë dogj venedikas; ndërsa Mikele kishte bërë rrethimin e Du¬rrësit më 1392; kurse Bartolomeu kishte qenë provizor i Lezhës (1409) dhe Albano ishte komes, princ i Shkodrës në vitet 1416-1417.
Gjatë peshkopit me origjinë venedikase, Marcus de Nigris (1459-1474), që më me dëshirë qëndronte në Padovë sesa në Kotorr, punën e tij e kryente vikari Petri de Brutis që ishte peshkop i Krujës. Më vonë ky u bë edhe vetë pesh¬kop i Kotorrit në vitet 1475-1493. Edhe pse nominalisht aty qëndroi për kohë të gjatë, ai kishte qenë zakonisht jashtë dioqezës dhe kishte lënë aty të autorizuarin, Matej de Horis.
Atij, nga papa Pali II, i ishte dhënë Kruja në Dioqezën e Durrësit, por që nuk mund ta ushtronte punë e tij, ngase ajo pas Skënderbeut kishte rënë në duar të osmanëve.
Në fakt, de Brutis, përveç se kishte origjinë të dalluar, ushtronte dhe funksion me rëndësi, në krye të së famshmes Basillicae marcianae, një institucioni edukativ me nam për priftërinjtë. Ai është edhe autor i veprës së njohur, pole¬mikës “Victoria contra Iudeos” që kundërshtonte konceptim hebraik mbi pritjen e mesisë, që ai kishte arritur në formën e Krishtit.
Në peshkopatën e afërt në Risan, me një përmendje rrethanore, flitet edhe për njëfarë tivarasi Scagni, i cili është i përfshirë në punimet e shtëpisë së peshkopit – iuxta domum domini epsicopi resinenis, sipas së cilës duket që peshkopi i Risanit kishte një lloj shtëpie gjatë qëndrimit në Kotorr.
Vijon në numrin e ardhshëm të Shtojcës për kulturë. Fusnotat janë hequr nga Redaksia
LEXO EDHE: