Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Shtojca për Kulturë

Gjashtë dekada “Rolling Stones”

Ata vazhdojnë të shkëlqejnë: The Stones janë ende në turne nëpër Evropë, 60 vjet prej kur grupi mbajti koncertin e parë, në Marquee Club të Londrës më 12 korrik 1962. Një seri e re dokumentarësh me katër pjesë në BBC, “My Life as a Rolling Stone”, fokusohet në katër anëtarët kryesorë: Mick Jagger, Keith Richards, Ronnie Wood dhe i ndjeri Charlie Watts

Së pari filluan me “R&B”

Mick Jagger dhe Keith Richards u takuan me njëri-tjetrin në shkollë. Në vitin 1962, themeluan “The Rolling Stones”. Gjithashtu, performuan në koncertin e tyre të parë në Londër, ku Tony Chapman luajti në bateri, Dick Taylor në bas dhe Ian Stewart në piano. Tjetër formacion vazhdoi me Brian Jones si kitarist i dytë, Bill Wyman në bas dhe Charlie Watts në bateri, të cilët kishin performuar në albumin e parë, “The Rolling Stones”, në vitin 1964.

Banda e djemve të këqij

Me pop-muzikën e tyre, “The Beatles” tashmë po arrinin famë botërore në vitin 1964. Kjo është arsyeja pse Andrew Loog Oldham, atëherë menaxher i “Stones”, donte të krijonte një grup për t’iu kundërvënë “Fab Four”. Ata do të bëheshin të famshëm si “bad boys” - megjithëse gjatë performancës së tyre të parë televizive në shoun “Ready Steady Go”, u ndeshën si djem të mirë dhe jo problematikë.

Edhe The Rolling Stones shtyjnë planet për turne, Mick Jagger shpreson për rikthim sa më shpejt Showbiz 1 muaj më parë The Rolling Stones shtyjnë planet për turne, Mick Jagger shpreson për rikthim sa më shpejt

Një imazh ndryshe

Një vit më vonë, më 11 shtator 1965, “Stones” dha koncertin e parë në Gjermaninë Perëndimore – në qytetin disi konservator të Münsterit. Policia e kishte të vështirë të mbante nën kontroll fansat e tyre. Shumica e banorëve në Münster, megjithatë, i shikonin “Stones” me dyshim. Në fakt, ata ishin me fat. Adhuruesit në Berlin shkatërruan një skenë gjatë një koncerti të mëvonshëm, që do të merrte shtatë vjet për t’u rindërtuar.

Seks, drogë dhe rock 'n' roll

Gjatë fundit të viteve 1960, asnjë grup tjetër nuk arriti të mishëronte imazhin e rock grupit hedonist më shumë se “Stones”. Grupet dhe përdorimi i drogave të rënda ishin të barabarta. Drogat e forta më në fund ndikuan tek kitaristi, Brian Jones. Ai u largua nga grupi në qershor 1969 dhe pak kohë më vonë, u mbyt në pishinën e tij në rrethana misterioze.

Një ide e mençur

Në maj të vitit 1965, “Stones” u nis në turneun e tretë nëpër SHBA, për të luajtur edhe një herë versionet “cover” të hiteve rock. Grupi ende nuk kishte prodhuar këngë të veta. Një natë, Keith luajti një melodi të re në kitarën e tij dhe e pëlqeu aq shumë sa e regjistroi dhe e shtyu Mick ta dëgjonte. Ishte pika kryesore e hitit të tyre të parë mbarëbotëror, “Satisfaction”.

Tronditje në “Altamont”

“Altamont Free Concert”, i iniciuar nga menaxhmenti i “Rolling Stones”, ishte menduar si një kundërngjarje paqësore për Woodstock. Krahas “Stones” në skenë ishin, ndër të tjera, Santana, Crosby, Stills, Nash & Young dhe Jefferson Airplane. Kur ata u shfaqën, turma doli jashtë kontrollit dhe koncerti duhej të ndërpritej. “Hells Angels” ishin pas trazirave.

Fundi i epokës së “hipive”

Kur “Stones” kishin filluar të luajnë “Under my Thumb”, një burrë u shtri përtokë në skenë pasi një anëtar i “Hells Angels” e goditi me thikë pas shpine. Bendi ishte thellësisht i shokuar. “Nëse Woodstock ishte ëndrra”, tha më vonë fotografi britanik, Eamon McCabe, “atëherë Altamont ishte makthi”. Dita e 6 dhjetorit 1969 thuhet se shënon fundin e epokës së ‘hipive’.

Ende me Mick Taylor më 1973

Grupi u përball me probleme tatimore në vitet '70, të cilat i shtynë ata të iknin në Francë, ku përgatitën “Exile On Main St.” më 1972, i konsideruar nga shumë njerëz si albumi më i mirë ndonjëherë i “Stones”. Në vitin 1974, kitaristi Mick Taylor u largua dhe u zëvendësua nga Ron Wood.

Edhe Mick Jagger: S’ka asgjë pozitive rreth plakjes Showbiz 1 d. më parë Mick Jagger: S’ka asgjë pozitive rreth plakjes

Vitet ‘70 të mbushura me drogë

Qeset e drogës komplikuan planet e grupit për turneun ndërkombëtar. I akuzuar për “posedim të heroinës për qëllime trafikimi”, Keith Richards u dërgua në rehabilitim për të shmangur një dënim të gjatë me burg, ndërsa Mick Jagger vazhdoi me ‘jet-set’ stilin e jetës së tij. Muzikalisht, ata eksperimentuan me zhanre të ndryshme muzikore, duke u marrë me funk (“Miss You” më 1978) dhe disco (“Emotional Rescue” më 1980).

Një grup i mrekullueshëm në interpretim

Me kalimin e këtyre problemeve, deri në vitet 1980, grupi u rikthye të bëjë atë që bënte më së miri: të performonte koncerte ‘live’. Grupi mbush me lehtësi stadiume të tëra futbolli – duke përfshirë Gjermaninë më 1982, ku ata luajtën në shumë koncerte legjendare.

Rock në të gjithë botën

Ideja e një turneu lamtumire u shfaq disa herë, por ata vazhduan të lëkunden. Pavarësisht moshës së tyre, ata nuk dështuan kurrë në shfaqje spektakolare. Edhe pasi anëtari themelues Bill Wyman u largua më 1993, “Rolling Stones” thjesht vazhduan në mijëvjeçarin e radhës, duke luajtur në skenat e gjithë botës. Ideja e një turneu lamtumire ishte përmendur disa herë, por ata vazhduan të këndojnë rock. Pavarësisht moshës së tyre, ata nuk dështuan kurrë të bëjnë shout e tyre spektakular.

“Unë jam gur rrotullues”

Në vitin 2006, fansat japonezë shijuan një koncert të “Stones” në qytetin e Saitama, në veri të Tokios. Pak kohë më vonë, grupi performoi në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Fansat e vërtetë e dinë se nga erdhi emri i grupit: Me sa duket, Brian Jones u frymëzua nga hiti i zhanrit blues “Mannish Boy” nga Muddy Waters, i cili përmbante vargun: “I'm a rolling stone”.

Vdekja e Charlie Watts

Ai ishte shtylla kurrizore e “Stones”. Por në vitin 2004 bateristi Charlie Watts ishte diagnostikuar me kancer. Terapia me rrezatim e kishte shëruar dhe ai vazhdoi turneun me “Stones” për shumë vjet. Koncerti i tij i fundit ishte në gusht të vitit 2019, në kuadër të turneut “No Filter”. Dy vjet më vonë, ai vdiq në moshën 80-vjeçare.

Bateristi i ri

Edhe Mick Jagger: Inteligjenca artificiale më ndihmoi të kuptoja se idetë e mia ishin më të mira Showbiz 2 j. më parë Mick Jagger: Inteligjenca artificiale më ndihmoi të kuptoja se idetë e mia ishin më të mira

Në moshën 65-vjeçare, ai është shumë më i ri se gjithë anëtarët e tjerë: Steve Jordan u thirr së pari për të plotësuar grupin në disa koncerte dhe për të përfunduar turneun “No Filter” të Stones në SHBA, pas vdekjes së Charlie Watts. Tani ai i është bashkuar rock-grupit më jetëgjatë në botë në turneun e tyre evropian.

Marrë nga “Deutsche Welle”. Përktheu: Besartë Elshani