Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Shtojca për Kulturë

Futbolli – drama e luajtur nga një person i vetëm

Futbolli – drama e luajtur nga një person i vetëm

“Nuk ka rezultat, nuk ka skuadra, nuk ka ndeshje. Stadiumet, tash e shumë kohë, janë dënuar dhe janë duke u shkatërruar. Sot gjithçka shfaqet në televizione dhe radio. Edhe gëzimi fals i komentatorit, a s’të ka bërë asnjëherë të dyshosh se gjithçka është mashtrim?”

Një fans i futbollit mrekullohet kur zbulon se lojërat të cilat i ka dëgjuar në radio janë histori të trilluara nga imagjinata e dikujt

Si një bredharak i lagjes “Nunez” dhe aty rrotull, e vëreja se stadiumi monumental “River Plate” nuk qëndronte më në vendin e tij të zakonshëm.

I shtangur nga ky fakt, këtë çështje e bisedova me shokun tim, dr. Gervasio Montenegro, anëtar i plotë i Akademisë Argjentinase të Letërsisë, dhe tek ai e gjeta motorin i cili më vuri në binarë. Në atë kohë, lapsi i tij po përpilonte një lloj Hulumtimi Historik të Gazetarisë Argjentinase, një punë vërtet e vlefshme me të cilën sekretarja e tij ishte shumë e ngarkuar, ndërsa hulumtimet e kishin çuar Montenegron të nuhaste thelbin e çështjes. Pak kohë para dremitjes, më dërgoi te një shok i përbashkët, Tulio Savastano, president i Klubit Futbollistik të Juniorëve “Abasto”, zyrat qendrore të të cilit gjendeshin në ndërtesën “Adamant” në “Corrientes Avenue” afër “Pasteur Street”.

Ky shef i lartë ende po mbahej mirë dhe aktiv pavarësisht regjimit të dietave të dyfishta të përshkruara nga fizikani dhe fqinji i tij, dr. Narbondo. Paksa i krekosur me fitoren e klubit të tij ndaj “Canary Island All-Stars, Savastano” nisi të më fliste gjerë e gjatë, herë për një mik e herë për një tjetër, ndërsa ai m’i tregoi në besë disa detaje themelore në lidhje me çështjen e cila po më interesonte. Pavarësisht faktit se vazhdimisht ia kujtoja Savastanos se kemi qenë miq fëmijërie me Agueron dhe mesfushorin Humahuaco, madhështia e zyrës së tij ma fuste frikën, dhe, teksa po provoja të thyeja akullin, e urova atë për negocimin e golit përfundimtar të ndeshjes, i cili, pavarësisht sulmit të fuqishëm të Zarlengas dhe Parodit, mesfushori qendror Renovales shënoi duke iu falënderuar pasimit historik të Musantes.

Duke e nderuar mbështetjen time për 11-shen e Abastos, njeriu i madh ngriti një dolli postmortore për mikun e tij dhe tha në mënyrë filozofike, sikur dikush të ishte duke ëndërruar me zë: “Dhe të mendosh se isha unë që i zbulova ata emra”.

“Pseudonimet?”, e pyeta unë i trishtuar. “Emri i Musantes nuk është Musante? Renovales nuk është Renovales? Limardo nuk është i vërtetë i idhullit për të cilin brohorisnin fansat?”

Edhe Konica më 1936: Lodra e topit me këmbët – një rast kumari Shtojca për Kulturë 7 o. më parë Konica më 1936: Lodra e topit me këmbët – një rast kumari

Përgjigjja e Savastanos më bëri të më këputeshin gjymtyrët. “Çfarë? Ti ende beson në fansa dhe idhuj?”, më tha ai. “Ku ke qenë duke jetuar, don Domecq?”

Në atë moment, një person i uniformuar hyri brenda, që dukej sikur një zjarrfikës dhe i pëshpëriti në vesh Savastanos se Ron Ferrabas dëshironte të fliste me të.

“Ron Ferrabas, komentatori i sportit me zë të pasur?”, thërrita unë. “Kandela e serisë Profumo të orëve të pasdarkës? A do ta shohin dy sytë e mi atë njeri prej së vërteti? A është e vërtetë se emri i tij është Ferrabas?”

“Lëre të presë”, urdhëroi Sevastano.

“Lëre të presë? A s’do të ishte më mirë të sakrifikohesha unë dhe të largohesha?”, kërkova unë me mohim të përzemërt.

“As mos gabo”, u përgjigj Sevastano. “Arturo, thuaj Ferrabas të hyjë brenda”.

Çfarë hyrjeje bëri Ferrabas – aq të natyrshme! Desha t’ia ofroja karrigen time, por Arturo, zjarrfikësi, më zmbrapsi me një prej atyre shikimeve të vogla që janë sikur ajri masiv polar.

Zëri i presidentit nisi të bëhej më i matur. “Ferrabas, kam folur me De Filippon dhe Camargon. Në ndeshjen e ardhshme, Abasto do të mundet me rezultat dy me një. Është ndeshje e vështirë, por mbaje në mend –  mos të habisë ai pasimi te Renovales. Fansat e dinë këtë me zemër. Dua imagjinatë –  imagjinatë, kupton? Mund të largohesh tani”.

E prisha durimin tij për të shtruar një pyetje. “A po i bie kjo se rezultati është kurdisur?”

Savastano, në kuptimin e plotë të fjalës, më futi në pluhur. “Nuk ka rezultat, nuk ka skuadra, nuk ka ndeshje”, tha ai. “Stadiumet, tash e shumë kohë, janë dënuar dhe janë duke u shkatërruar. Sot gjithçka shfaqet në televizione dhe radio. Edhe gëzimi fals i komentatorit, a s’të ka bërë asnjëherë të dyshosh se gjithçka është mashtrim? Hera e fundit që një ndeshje futbolli është luajtur në Buenos Aires ka qenë 24 qershori i vitit 1937. Që nga ai moment, futbolli, së bashku me një spektër të gjerë të sporteve tjera, i përket zhanrit të dramës së luajtur nga një person i vetëm në një kabinë apo nga aktorët me triko para kamerave televizive”.

Edhe Tekstet e “Shtojcës për kulturë” të “KOHËS Ditore”, 19 korrik 2026 Shtojca për Kulturë 11 o. më parë Tekstet e “Shtojcës për kulturë” të “KOHËS Ditore”, 19 korrik 2026

“Zotëri, kush e zbuloi të vërtetin?”, mezi pyeta unë.

“Askush nuk e di. Ju mund të pyesni edhe se kujt iu kujtua për herë të parë inaugurimi i shkollave apo vizitat demonstruese të krerëve mbretërorë. Këto gjëra nuk ekzistojnë jashtë studiove incizuese dhe zyrave të gazetave. Rri i qetë, Domecq, publiciteti masiv është shenjë dalluese e kohëve moderne”.

“Po pushtimi i hapësirës?”, ofshava unë.

“Nuk është program lokal, është bashkëprodhim janki-sovjetik. Një avancim për t’u lavdëruar, duhet ta pranojmë, i tablosë së shkencës”.

“Zotëri President, po më frikësoni”, murmurita unë, pavarësisht hierarkisë. “A doni të më thoni se nëpër botë asgjë nuk është duke ndodhur”?

“Shumë pak”, m’u përgjigj ai në plogështinë e tij angleze. “Atë që s’e kuptoj është frika jote. Njerëzimi është në shtëpi, qëndron ulur i qetë, i vëmendshëm para ekranit apo komentatorit, nëse jo para shtypit të verdhë. Çfarë do më shumë Domecq? Është marshim i madh i kohës, vala në ngritje e progresit”.

“Dhe nëse pëlcet flluska?”, mezi e nxora nga goja këtë pyetje.

“Nuk do të ndodhë”, tha ai, me shumë siguri.

“Por çka nëse ndodh, do të jem i heshtur si një varr”, premtova unë. “Të premtoj me besnikërinë time personale –  ndaj ekipit, ndaj jush, ndaj Limardos, ndaj Renovales”.

“Thuaj çfarë të duash, askush nuk do të të besojë”.

Edhe Botërori përtej futbollit, midis tifozëve, politikës dhe komercializmit Shtojca për Kulturë 12 o. më parë Botërori përtej futbollit, midis tifozëve, politikës dhe komercializmit

Telefoni cingëroi. Presidenti e ngriti receptorin, ndërsa dorën tjetër e kishte të lirë, me të cilën ma tregoi derën.

Ky tekst, me titull origjinal “Esse Est Percipi”, është një tregim i shkurtër mbi futbollin dhe perceptimin e realitetit nga Jorge Luis Borges dhe Adolfo Bioy Casares (nga antologjia “Perfect Pitch: Dirt” redaktuar nga Marcela Mora Y Araujo dhe Simon Kuper, botuar për herë të parë në Argjentinë më 1967