Zinxhiri në qafën e Santiago Garcias nuk kishte as kryqe e as medalje shenjëtorësh. Megjithatë ndihej i shenjtë.
Kur gjyshja e Garcias u sëmur shumë vjet më parë dhe ai e vizitoi në kujdesin intensiv, tifozi argjentinas i futbollit hoqi gjerdanin e tij të dashur të Boca Juniors dhe ia vendosi rreth qafës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Boca do tëtë shpëtojë”, i tha ngadalë Garcia gjyshes së tij. “Dhe e bëri. Tani është i saj”.
Besimi i Garcias në klubin e tij pasqyron atë të miliona njerëzve në të gjithë Amerikën Latine, ndërsa rajoni përgatitet për Kupën e Botës në futboll. Nga Argjentina në Meksikë, përkushtimi ndaj lojës shpesh përhapet në jetën e përditshme, duke frymëzuar rituale dhe besime të lidhura me sportin.
“Ka pasur një lidhje emocionale mes publikut dhe ekipeve të tyre të futbollit për një kohë të gjatë”, thotë analisti meksikan, Erick Fernandez. “Kjo nxit identitetin dhe lidhjet që na bëjnë të ndihemi pjesë e një procesi sportiv që na përfaqëson”.
Në Argjentinë, pasioni për sportin shpesh trashëgohet brenda familjeve dhe besnikëria ndaj klubeve forcohet me kalimin e kohës.

Dashuria e Garcias për Boca Juniors vinte nga babai i tij. Ai tha se nëna e mbështeste një ekip tjetër, por pasi çifti u takua, edhe ajo u bë tifoze e Bocas.
“Zakonisht mbështesni klubin e nënës apo babait tuaj. Futbolli është shtylla kurrizore e gjithçkaje, por ju zhvilloni një ndjenjë përkatësie ndaj një ekipi dhe e mbani atë me vete kudo”, tha Garcia.
Ai mund të ketë hequr dorë nga gjerdani i Bocas dhe energjia që besonte se ajo mbante, por gjurma e klubit ishte tashmë e gdhendur në lëkurën e tifozit.
Që në moshën 17-vjeçare, Garcia bëri tatuazh një frazë nga himnin i klubit.
“I përket një kënge që është si një thirrje lufte për ne”, tregon argjentiasi.
Shoqërimi për skuadrën – i shenjtë
Midis tifozëve, pasioni ushqehet përmes një ndjenje të komunitetit. Këndimi i himneve, lotët e derdhur pas fitoreve ose humbjeve dhe përqafimi i të huajve brenda një stadiumi, janë përvoja që mund të pasqyrojnë format e përkushtimit kolektiv.
Reagimet negative dhe pozitive mund të dalin nga ajo ndjenjë identiteti kolektiv. Një tifoz që ndien se një anëtar i komunitetit të tij sportiv është sulmuar nga një rival, mund të reagojë dhunshëm në mënyrë që në situata të zakonshme nuk do ta bënte kurrë. Por e njëjta dinamikë mund të forcojë solidaritetin, duke i shtyrë tifozët të ndihmojnë të huajt sepse mbështesin të njëjtin klub.
Një natë, së fundi, midis një grupi të madh tifozësh që po shkonin drejt stadiumit “Maracana” në Rio de Janeiro të Brazilit, ishte Adilvania Santos. E veshur me ngjyrat e skuadrës Fluminense, 27-vjeçarja tha se mbështetja për klubin e kishte ndihmuar të kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj.
“Emocionohem kur flas për Fluminensen”, tha Santos. Pasionin për klubin ajo e vlerëson aspektin më të rëndësishëm të jetës, pos familjes.
“Disa njerëz mblidhen së bashkuar për të shkuar në kishë. Për ne, shoqërimi për Fluminensen është gjithashtu i shenjtë”.

Santos përpiqet të jetë në çdo ndeshje, pavarësisht se jeton 100 kilometra larg Rios. Kur shikon ndeshjet në shtëpi, rri e vetme në dhomë që mos të ndërpritet nga anëtarët e familjes që mund të mos e mbështesin ekipin e saj.
“Futbolli i prek thellësisht brazilianët sepse krijon një ndjenjë përkatësie, identiteti dhe shprese”, tha Jeferson Mengali, prift katolik dhe tifoz i përjetshëm i Corinthiansit.
“Njerëzit vuajnë, punojnë shumë dhe përballen me vështirësi. Dhe futbolli bëhet hapësirë për gëzim kolektiv”, ka shtuar prifti.
Ritualet
Jo të gjithë tifozët luten, por shumë prej tyre iu përmbahen ritualeve që besojnë se mund të ndikojnë në rezultatin e një ndeshje. Në Argjentinë këto praktika njihen si “cabalas”. Ato janë përhapur gjatë viteve 1990-ta.
Tifozët mund të pinë nga e njëjta gotë, mund të ulen në të njëjtin vend ose të veshin të njëjtat të brendshme gjatë çdo ndeshjeje. Të tjerë këmbëngulin të shikojnë ndeshjet me të njëjtit njerëz, ndërsa disa e shmangin shikimin krejtësisht pasi arrijnë në përfundimin se sjell fat të keq për ekipin e tyre.
Ritualet përsëriten kur skuadra fiton dhe braktisen kur skuadra humb. Për disa tifozë, shmangia e një ndeshje është sakrificë me shpresë se skuadra do të fitojë.
“El Diego”
Në shtëpinë e Garcias, babai i tij ulet në një karrige të veçantë sa herë që Boca luan mirë. Nëse skuadra rivale shënon, ai ndërron vendin.
Nëna e tij pastron shtëpinë në vend që të shikojë ndeshjen, duke u ndalur herë pas here për të pyetur për rezultatin. Garcia e vesh fanellën e njëjtë gjatë gjithë edicionit, ndërsa mban një imazh të vogël të Maradonas kudo që shkon.

“Pasi vdiq, Maradona u shenjtërua shpejt nga njerëzit. Ai u bë figurë më e madhe se sporti”, thotë Santiago Garcia.
Argjentinasit rrallë e quajnë Maradona. Ai është thjesht “El Diego”, siç do t’i referoheshin një anëtari të familjes apo një shoku të vjetër nga lagjja.
“Maradona është lojtari, ndërsa ‘El Diego’ është ai të cilit njerëzit i drejtohen si një anëtar i familjes kur kanë nevojë për ndihmë”, thotë antropologia argjentinase, Eloisa Martin.
Legjenda si “El Diego” apo “Mbreti” Pele i Brazilit, njihen në gjithë botën. Por tifozë të tjerë të futbollit në Amerikën Latine nderojnë idolët e tyre personalë.
Në Kili, Hector Hermosilla mban në shtëpinë e tij një portret bardh e zi të themeluesit të klubit Colo Colo, David Arellano.
“Ai e themeloi klubin në vitin 1925 dhe para çdo ndeshjeje unë i them lamtumirë dhe i kërkoj të na mbikëqyrë”, tha Hermosilla.
Ai ende e kujton ndeshjen e parë që e pa në vitin 1986 dhe përfshirjen në atmosferën brenda arenës. Prej atëherë e përcjell Colo Colon me besnikëri. Për të financuar udhëtimet, Hermosilla dhe gruaja e tij shkruanin himnet ikonike të Colo Colos dhe shisnin kopje për tifozët.
Hermosito tani shet gjerdanë, bylyzykë, dhe aksesorë të tjerë për të financuar udhëtimet që i bën me gruan dhe djalin adoleshent.
Ai ende i përmbahet ritualit të njëjtë. Nën portretin e Arellanos, kërkon bekimin e themeluesit të klubit, paketon produktet për shitje dhe shkon në restorantin ku mblidhen tifozët.
“Ai është si Zoti ynë. Ai na udhëzon” thotë Hermosilla.