Shtojca për Kulturë

Fisnikëria kotorrase dhe ndërlidhja shqiptare

“Cattaro sous Monténégro”, ilustrim, 1820 (Burimi: Biblioteka Britanike)

“Cattaro sous Monténégro”, ilustrim, 1820 (Burimi: Biblioteka Britanike)

Janë diku 80 familje të regjistruara patrice koto­rra­se. Siç po shihet, ato janë edhe pjesë e një gjerdani dina­mik e shkëmbyes të arealit adriatikas lindor ose të Dalmacisë jugore, por edhe Shqipërisë veriore e gjetiu. Ca nga to meritojnë shtjellim më të koncentruar në këtë narracion të filluar. Familja Sorgo, me shumë gjurmë e nam të shënuar gjithandej, numërohet ndër familjet më të vjetra patrice dhe me nam të Dubrovnikut, që ka dhënë diplomatë, shkrimtarë, artistë, oficerë, priftërinj, tregtarë, kompozitorë e të tjerë. Filli­misht, siç pretendohet, sipas analeve të përmendura të Nicola Raggninit, ata ishin posedues të mëdhenj anijesh dhe tregtarë të drithërave dhe mendohet se kanë ardhur nga Kepi i Rodonit i Shqipërisë në Kotorr më 1272

Shqiptarët me Bokën e Kotorrit ishin të lidhur historikisht në dimensione të ndryshme – që nga priftërinjtë, ushtarët profesionistë – stradiotët, ndërmarrësit, zejtarët, barinjtë e të tjerë.

Por, nuk bëjnë përjashtim as patricët dhe fisnikëria. Në fakt, çështja e patricëve në Kotorr në shekujt XII-XIII nuk është gjithaq e lehtë të përcillet kronologjikisht sikurse në Dubrovnik. Por, mu nga dokumentet arkivore ragu­zase mund të rikonstruktohet prejardhja e disa familjeve patrice kotorrase, disa nga të cilat edhe që kanë arritur të bëhen patricë raguzas. Nga një dëshmi rrethanore të analeve të kronistit Nicola Ragnina, mund të gjurmohen rrënjët e fisnikërisë më të moçme kotorrase.

Kështu, sipas këtij anali, dalin në shesh origjinat e fisnikërisë në fjalë – Bisto de Cattaro, antichi de Puglia, obiit 1396; Dabro de Cattaro, antichi di Samandria, 1400; Giorgi, da Cattaro, antichi da Roma, Glavato, da Cattaro, antichi dall' Epidauro, periit 1397; Sorgo da Cattaro, antichi da Redoni d' Albania; Zrieva, da Cattaro, antichi da Bosna.

Nga kjo larushi e dy anëve të Adriatikut del edhe familja Sorgo.

Sorgo – është familje patrice dhe një derë fisnikërore e njohur dhe mjaft e dokumentuar nga kjo kohë. Siç shihet nga anali në fjalë, Sorgot janë me origjinë të lashtë nga Rodoni bregdetar në Shqipërinë veriore – Sorgo da Cattaro, antichi da Redoni d' Albania.

Familja shqiptare Sorgo

Në fakt, edhe sipas analit të Nicolai de Ragnina, del se ndërlidhjet e Kotorrit e të Dubrovnikut janë të hershme dhe të rrënjosura në shumë aspekte, përfshirë edhe fisni­kërinë. Nga kjo shihet që një pjesë e patricëve raguzas vijnë edhe nga Kotorri, në shekujt XII-XIII, por siç shihet, në raste, origjina e tyre më e hershme e bën Kotorrin një stacion ndërlidhës të disa familjeve fisnike. E njëra nga to është edhe familja Sorgo, të cilën si shqiptare e përmend edhe albanologu i njohur kroat, Henrik Barići. Predrag Matvejevići e konstaton të njëjtën gjë. Ai thotë se “fa­milja Sorkochevic (Sorgo), me siguri e kompozitorit më të vlef­shëm që kishte pasur Dubrovniku e Dalmacia, ka ardhur nga Shqipëria përmes Bokës (së Kotorrit) – ka tregtuar drithëra dhe nga kjo edhe kishte marrë emrin (sorgo)”.

Janë të shumta familjet patrice të tilla me origjinë kotorrase të etabluara në Dubrovnik, por edhe në vende të tjera në Dalmaci, sikurse: Bisicca, Gallo, Buuаliça, Pas­qualis, Baccante, Basca, Benessa, Calisti, Darsca, Falice, Gugliericho, Pozza, Saracha, Sorgo, Tischana, Volpela, Vetrani, Zefria, Zrieva e shumë të tjera. Por kjo nuk përbën interesimin tonë direkt.

Në fakt, një trajektore e këtillë e zhvillimit dhe rela­cioneve të fisnikërisë dalmatinase është kontekstuale edhe për një familje tjetër interesante. Bëhet fjalë për familjen Saruba.

Njohësi i fisnikërisë dubrovnikase, Vekarići, thotë se familja Sclepo nga Raguza ishte në lidhje me familjet Saruba dhe Germano (Germe) nga viti 1134, për të cilat flasin edhe kronikanët duborvnikas. Ragnina thekson faktin se fisi Saruba, më 1277, kishte ardhur këtu nga da Dulzigno d' Arbania.

Megjithatë, përkundër indicieve të këtilla, nuk dihet se sa të vërteta mund të jenë lidhjet mes familjes fisnike kotorrase Sclepi dhe asaj Saruba ulqinake.

Lidhjet e shumta të këtyre familjeve patrice në kontekstin adriatikas e dalmatinas janë të shumta. Një nga ta është edhe kotorrasi Johannes Marci de Mila, që mban llagapin fisnikëror dhe që gjendej më herët në Split, ndërsa nga fundi i shekullit XIV edhe në Ulqin.

Nami dhe ardhja nga Kepi i Rodonit më 1272

Ndër pjesëtarët e shumë familjeve të përmendura kotorrase që morën tokë ne rajonin e Grbalj në shekullin XIII është edhe Nuce de Goni, që vetëm nga antroponomia tin­gëllon të jetë me origjinë shqiptare, por pa ndonjë provë tjetër.

Janë diku 80 familje të regjistruara patrice koto­rra­se. Siç po shihet, ato janë edhe pjesë e një gjerdani dina­mik e shkëmbyes të arealit adriatikas lindor ose të Dalmacisë jugore, por edhe Shqipërisë veriore e gjetiu.

Ca nga to meritojnë shtjellim më të koncentruar në këtë narracion të filluar.

Familja Sorgo, me shumë gjurmë e nam të shënuar gjithandej, numërohet ndër familjet më të vjetra patrice dhe me nam të Dubrovnikut, që ka dhënë diplomatë, shkrimtarë, artistë, oficerë, priftërinj, tregtarë, kompozitorë e të tjerë. Filli­misht, siç pretendohet, sipas analeve të përmendura të Nicola Raggninit, ata ishin posedues të mëdhenj anijesh dhe tregtarë të drithërave dhe mendohet se kanë ardhur nga Kepi i Rodonit i Shqipërisë në Kotorr më 1272, ndërsa statusin e fisnikërisë e kanë marrë më 1292, pas një ndër­marrjeje të madhe në shpëtimin e Raguzës nga uria, pasi kishin sjellë me anije Sorghum, një barishte cereale ushqyese që përdorej shumë në atë kohë. Sorgo, që në Dub­rovnik njiheshin edhe si Sorkočevići, merrnin pjesë në Këshillin e Madh të Republikës dhe supozohet se një para­ardhës i tyre mori pjesë në arritjen e marrëveshjes diplo­matike në mes të Dubrovnikut dhe Perandorisë Bullgare më 1253. Për sa i përket origjinës së familjes në Regjistrimin e kohës thuhet: “di Redoni d’Albania antichi”.

Sorgot, sipas kronikave të vjetra, kishin ardhur në Dubrovnik më 1272, por, sipas historianit kroat Medini, kjo nuk është e vërtetë, sepse Marin Vito Sorgonin e hasim në Dubrovnik nga viti 1269.

Sipas analeve të Raggninit, Sorgot nga Kotorri, kishin ardhur nga Kepi i Rodonit i Shqipërisë dhe më vonë kishin marrë statusin e patricëve raguzanë më 1292 - Sorgo da Cattaro, antichi da Redoni d' Albania, beneficiato per il gran conseglio, per haver portato gran summa di sorgo et altre biave a Ragusa, in te mpo di gran carestia; che si trovava in Ragusa dell' anno 1292.

Fuqizimi i statusit pas ndihmesës në përballje me zinë e bukës

Analet dubrovnikase theksojnë se Sorgo, pas ndih­mesës për të përballur zinë e bukës, kishte përfituar – beneficiato – dhe ishte zgjedhur patricë në Raguzë me votë – alla fine, fu fatto per balote gentilhuomo di Ragusa.

Në fakt, në fillim familja trajtohej si e ardhur forens. derisa arriti të fuqizonte statusin e vet gjatë shekullit XIV.

Janeković-Romeri, po ashtu, mendon se Sorgot kanë ardhur nga Shqipëria. Sipas autores, paraardhësi i familjes Sorgo kishte ardhur në Dubrovnik në një kohë specifike, madje tri herë me anijet e mbushura me sorghum, në kohën e urisë së madhe atje. Në këtë mënyrë ai kishte arritur statusin e vet duke krijuar miqësi dhe kumbari të ndryshme në qytet, saqë më 1272, kur mendohet se është bërë Statuti i Dubrovnikut, atij iu dha statusi i nobile. Për t’ia rritur vetes namin, familja lansonte legjenda se nga vija e nanës janë nga Sergii romak.

Ngjashëm, por mbase në mënyrë më romantike, përshkruhen Sorgot në burimet e kohës, gjegjësisht në ana­let e Raggninit. Sorgo – thuhet aty – pasi kishte ndih­muar në përballimin e zisë trevjeçare së bukës, arriti të krijojë pasuri, por ishte mirëbërës dhe ndihmonte njerëzit në nevojë, sidomos të varfrit, por edhe qytetarët duke u dhënë kredi të ndryshme në të holla dhe kështu arriti të bënte miq e dashamirë të shumtë në qytet – fratello giura­to.

Siç konstaton edhe autorja Valentina Zovkoja, Sor­got ishin ardhacakë nga Shqipëria dhe fillimisht u mun­gonte statusi qytetar dubrovnikas, cives, të cilin ata duhej ta arrinin duke u pasuruar, për çka edhe krijuan një strategji të zgjerimit të patundshmërive në lokacione shumë strategjike brenda mureve të qytetit; por edhe ishin numerikisht të konsoliduar si familje – një fis i madh me potencë demografike; si dhe krijuan infrastrukturë lidhjesh martesore me familje të rëndësishme fisnike.

Para tërmetit të vitit 1263 në Dubrovnik kishte mjaft shtëpi druri, casola, kurse ndërtimi me gurë u imponua pas kësaj date. Sorgot brenda dy dekadave – 1280 - 1303 – arri­tën me mençuri të blinin patundshmëri mu në këtë kohë transformimesh urbano-arkitektonike në vende qendrore të qytetit që më vonë, së bashku me përkushtim në tregti, u rritën atyre namin shekuj me radhë.

Në fakt, Zovkoja mu përmes shembullit të Sorgove bën studimin ekzemplar të topografisë sociale të Dubrovnikut të shekujve XIII-XIV.

Së këndejmi, shikuar nga një këndvështrim i antro­pologjisë historike katapultimi i familjes Sorgo në Raguzë përbën një shembull tipik të një familjeje shqiptare në mesjetë që penetron përmes mobilitetit social në hierarki shoqërore e konstalacione të civilizimeve të ndry­shme përmes fatit, iniciativës e gjendshmërisë personale, lidhjeve e potencës familjare - klanore, si dhe ambicies dhe pasurisë.

Përveç statusit të fisnikërisë në Dubrovnik, pinjollët Sorgo dhe pasardhësit e tyre fituan status nobiliteti edhe në Venedik e në Austro-Hungari. Pallati i familjes Sorgo në Dubrovnik i vitit 1521 është ndër kryeveprat e trashë­gimisë.

Më 1527, Vlaho Sorgo, që arriti të ishte patric në Venedik, njihet edhe si shpëtues legjendar i Dubrovnikut nga mortaja pasi arriti të sillte mjekun Jacobus Rizo.

Diplomat, gjyqtar, tregtar, kompozitor, shkrimtar...

Pjesëtarë të shquar të familjes janë të shumtë, por veçohen: Paskoje Sorkočevići, i cili vdiq më 1454, ishte diplomat, gjyqtar dhe tregtar i përmendur; Nikola Sorkočevići, autor i librave për navigacion, lundrim dhe anije­ndërtim më 1574; Antun Sorkočevići, 1775-1841, amba­sador i fundit dubrovnikas në Francë, ku i kaloi 35 vjet, ai është edhe autor i shumë publikimeve; Luka Sorkočevići, 1734-1789, muzikant, simofonitë e të cilit janë ekzekutuar gjithandej në botë, ndërsa motrat e tij kanë qenë kom­pozitoret e para në Kroaci.

Nga kjo familje rrjedhin edhe: Stjepan Marinovi, 1320-1388, i cili ishte komandant i anijes në luftë kundër Kotorrit; Pasko Junjevi, rreth 1405-1454, shef i financave në oborrin e despotit Gjuragj Brankovič; latinisti e huma­nis­ti Kerubin Tomi, 1492-1540; Valentin Sorgo Valovic 1565 – 1604, satirist e letrar etj.

Vijon në numrin e ardhshëm të Shtojcës për kulturë

Artikujt e tjerë nga Ylber Hysa për Kotorrin: