Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Shtojca për Kulturë

Favoritët për “Oscar” në kategorinë ndërkombëtare

Ndërsa konkurrenca në krye është e fortë, ajo ka errësuar disi faktin se lista e gjatë e këtij viti ka qenë tepër e larmishme. Ndoshta si rezultat i fitores së dy vjetëve më parë të “Parasite”, kjo garë deri më tani ka parë një rritje të filmave më eksperimentalë a autorialë. Se cili prej 15 filmave të listës së ngushtë do të përbëjë pesëshen e të nominuarve për çmimin “Oscar” për filmin më të mirë ndërkombëtar, do të kuptohet të martën e 8 shkurtit

Përderisa garës për çmimin “Oscar” për filmin më të mirë të huaj po i afrohet fundi, është pakëz e qartë se kush janë favoritët. Që nga premiera, vitin e kaluar në Cannes, “Drive My Car” nga Ryûsuke Hamaguchi ka dominuar peizazhin duke marrë kritika ndërkombëtare, madje duke u shpallur edhe fitues në “Golden Globes”. Mirëpo – siç e kemi parë edhe në Cannes, ku Hamaguchi shkoi në shtëpi vetëm me çmimin për skenarin më të mirë – kritikat jo çdoherë kanë ndikim te juritë. Është po aq e mundshme, atëherë, që “Oscarin” ta marrë “The Worst Person in The World”, kandidati i Norvegjisë, një komedi romantike nga Joachim Trier, që kap momentin ekzakt në karrierën e regjisorit, ku ai mbizotëron stilin e tij. Për të shtuar një alternativë të tretë, rrëfimi i emigrantit të “Flee” i Jonas Poher Rasmussen, që ka qenë duke bërë goxha histori, një sukses që do të konfirmohet nëse ndodh, siç mendon shumëkush, filmi i parë që konkurron për çmimin ndërkombëtar, dokumentar dhe animacion.

Por, ndërsa konkurrenca në krye është e fortë, ajo ka errësuar disi faktin se lista e gjatë e këtij viti ka qenë tepër e larmishme. Ndoshta si rezultat i fitores së dy vjetëve më parë të “Parasite”, kjo garë deri më tani ka parë një rritje të filmave më eksperimentalë a autorialë. Një shembull i mirë për një nga filmat më të vegjël është “Playground” (Belgjika) nga Laura Wandel që mahniti audiencën në Cannes me rrëfimin e hidhur për një vajzë 7-vjeçare që përpiqet të kuptojë shkollën fillore dhe hierarkinë e miqve dhe të armiqve.

I xhiruar krejtësisht nga syri i karakterit kryesor, shfaq një performancë të jashtëzakonshme nga 7-vjeçarja Maya Vanderbeque, e cila kishte bërë audicionin për këtë film me një vetëbesim të hekurt.

“Dëshiroj që t’i jap këtij filmi gjithë fuqinë time”, i kishte thënë ajo regjisores. Filmi kishte qenë një prodhim dashurie për Wandel. “Më ka marrë shtatë vjet për ta bërë këtë film”, ka thënë ajo, “përfshirë pesë vjet për ta shkruar. Pastaj, për shkak të pandemisë na është dashur që ta ruajmë për një vit”. Pas Cannes, e shfaqem në ‘Un Certain Reagard’ dhe mori çmimi në festivalin në Pingyao, Londër dhe Guanajuato – ‘që tregon që filmi i prek njerëzit në një mënyrë universale’”, ka thënë ajo.

Në mënyrë interesante, edhe Wandel ishte në kërkim të këtij universaliteti.

Edhe Performancat e aktorëve dominojnë garën për “Oscar” ndërkombëtar Kulturë 4 v. më parë Performancat e aktorëve dominojnë garën për “Oscar” ndërkombëtar

“Kam dashur që të tregoj një rrëfim për botën në shkollë, sepse është një vend që të gjithë e dimë dhe një vend që na gdhend më pas si të rritur që determinon – më shumë sesa ne mendojmë – pikëpamjen tonë të mëvonshme për botën dhe jetën. Për ta treguar këtë rrëfim, unë mora diçka nga kujtimet e mia personale, por gjithashtu kam bërë edhe shumë hulumtime për ta bërë këtë histori më universale dhe sa më reale që është e mundshme: Kam vëzhguar fëmijët në kënde të lodrave, kam biseduar me mësuesit dhe prindërit e nxënësve. Kam biseduar me fëmijët, kam pasur takime me psikologë të specializuar në fushën e bullizmit dhe kam lexuar shumë”.

Ajo është shumë e lumtur që filmi ka hyrë në listë të ngushtë.

“Ky është një rast i mrekullueshëm për ta prezantuar filmin para publikut amerikan”, ka thënë ajo, “dhe për ta bërë atë të njohur në mbarë botën nëpërmjet famës së ‘Oscars’. Unë besoj që fakti që Akademia e ka përzgjedhur këtë film tregon një mendje të hapur që ia jep mundësinë një filmi pa atë fuqinë e yjeve, të shihet nga e mbarë bota”.

Një rrëfim tjetër personal vjen nga Kosova – “Zgjoi” filmi i Blerta Bashollit, fituesi i tri çmimeve në “Sundance” – që zë vend në fshatin Krushë e Madhe në Kosovë, shtatë vjet pas sulmit nga forcat serbe, kur Fahrija (Yllka Gashi) e ka të vështirë që të rrisë familjen e saj pas zhdukjes së burrit të saj. Që nga “Sundance”, filmi ka një vit që po qarkullon suksesshëm e që ishte befasi për regjisoren.

“Unë jam gjithmonë ajo skeptikja”, ka thënë ajo, “kështu ishte derisa ia tregova atë motrës sime dhe burrit të saj. Ata janë adhurues të filmave dhe shumë të sinqertë në komentet e tyre – ata me treguan që rrëfimi me të vërtetë funksionon dhe kishin komente të mira për performancën dhe gjithçka. Kjo më ka dhënë shpresë dhe më pas ‘Sundance’ e bëri jetën e filmit dhe timen akoma me të mirë. Tri çmimet mendoj se i kanë dhënë këtij rrëfimi shpërblimin e merituar dhe po e them këtë për shkak të grave nga Krusha. Ky film çdoherë ka nënkuptuar shumë për ne për shkak të tyre. Ishte dhe mbetet më shumë se një film”.

Si të “Playground” ka një sens universaliteti te “Zgjoi” që e ka dërguar gjithandej nëpër botë. Çfarë prek njerëzit, siç beson Basholli, është “është fuqizimi, qëndrueshmëria dhe triumfi i grave në një situatë ku të heqësh dorë, të troket në derë”.

“Por reagimi më i mirë që gjithmonë kam dashur që ta dëgjoj është sensi i komunitetit që ndërtohet nga gratë në film. Ani pse janë rezistente në fillim, ato bashkohen për të ndërtuar të ardhmen e tyre dhe kështu është edhe në jetën e vërtetë, është kënaqësi të shohësh këto gra në Krushë që punojnë së bashku çdo ditë, përkundër gjithë dhimbjes që kanë kaluar. Mendoj se u jep njerëzve shpresë dhe fuqi, diçka që të gjithëve na duhet për të ecur përpara”.

E sa i përket hyrjes në listë të ngushtë, Basholli e ka përshkruar atë si “një eksperiencë të mrekullueshme”. “Filmi pati mundësinë që të takojë një audiencë të gjerë dhe vetë procesi u ka dhënë njerëzve shpresë për Kosovën. Artistë nga Kosova shpresojnë tani edhe më shumë në punën me vullnet dhe me sinqeritet dhe nuk ka rëndësi nëse vjen nga një shteti i vogël apo ke realizuar një film me buxhet të vogël. Dhe sa i përket ‘Oscars’, tani besoj edhe në këtë”.

Sa i përket zhanrit, me shumë mundësi, filmi i pazakontë që ka hyrë në listën e ngushtë është folk-horrori e me bashkëskenar, novelistin e Irlandës, poetin dhe muzikantin Sjon. Filmi që ka si personazh Noomi Rapace, ka në fokus një çift që nuk ka fëmijë, që gjen një krijesë të çuditshme në stallë.

“Është inspirim nga shumë gjëra”, kishte thënë regjisori Vladimar Johannsson. “Më shumë diçka vizuale, si pikturimi, vizatimi dhe fotografia, por gjithashtu kisha një rrëfim në kokën time në lidhje me humbjen dhe diçka mbinatyrore”.

Që nga premiera në Cannes, “Lamb” ka qenë një hit në të gjithë botën.

“E di që kam rrezikuar duke e bërë këtë film të parin debutues të metrazhit të gjatë”, ka thënë Johannson, mirëpo “isha i rrethuar nga njerëz shumë të fuqishëm, mbështetës dhe kreativë. U jam shumë falënderues për pritjen ndaj filmit. Jemi jashtëzakonisht të nderuar që jemi në listë të ngushtë: mendoj se Akademia ka qenë gjithmonë e hapur ndaj rrëfimeve klasike dhe të mira dhe ‘Lamb’ është një prej tyre, ani pse ka një element sureal”.

Edhe “Palma e Artë” për “Fjord” ku përplasen kulturat e kufijtë e lirisë Shtojca për Kulturë 2 muaj më parë “Palma e Artë” për “Fjord” ku përplasen kulturat e kufijtë e lirisë

Ka shtuar se udhëtimi me “Lamb” në shumë vende të botës ka qenë diçka që u ka hapur sytë. “Me ka mësuar se sa më afër që janë njerëzit me kulturën e tyre dhe me identitetin e tyre, aq më shumë lidhen me rrëfimin që dëshirojnë ta tregojnë – një rrëfim universal për humbjen dhe lidhjen me natyrën. Kam shijuar të gjitha interpretimet e ndryshme për filmin. Kjo ishte ajo që kam dashur të arrijë”.

“Compartment No.6” nga Juho Kuosmanen, kandidati i Finlandës, është pa ashtu zor i papërfillshëm, duke qenë së është një histori gjysmëdashurie për një studente që bëhet mike me një minator rus në një tren. “Është një inspirim nga një rrëfim që e kam lexuar para 10 vjetësh”, ka thënë regjisori. “Ne kemi bërë shumë ndryshime – kemi ndryshuar dekadën, rrugën, moshën e karaktereve – dhe sigurisht kemi lënë shumë skena dhe karaktere jashtë. Por sa i përket rrëfimit të shkruar nga Rosa Liksom, esenca e tij është akoma aty. Është një rrëfim njerëzor që bën bashkë dy personazhe të vetmuara”.

Nga të gjithë filmat në listë, filmi i Kuosmanen ka udhëtuar më së shumti.

“Kam numëruar se kemi bërë më shumë se 25 mijë kilometra në tren gjatë paraproduksionit dhe xhirimeve”, ka thënë ai. “Nga publiku reagimet kanë qenë shumë të mira. Më bënë të lumtur që ani pse filmi flet për gjëra të vogla, ndikimi ka qenë i madh. Disa e shohin më shumë si një rrëfim dashurie, të tjerë si një studim ekzistencial, disa si përshkrim të shpirtit rus – dhe disa mendojnë që është qesharak. Unë mendoj se në qendër është vështrimi njerëzor dhe kontradikta e kapshme e nevojës dhe frikës për t’u vënë re që është diçka që gjëllin brenda nesh. Dhe gjithashtu e kam atë ndjesinë që toni i humorit funksionin shumë mirë tek të gjithë ne, kudo në botë”.

Kuosmanen gjithashtu e mirëpret edhe vëmendjen nga Akademia.

“Mendoj se të gjithë ne duhet të hapim mendjen tonë si një ushtrim të përditshëm”, ka thënë ai. “Nuk është e lehtë pasi ne nuk jemi aq të zgjuar. Ne kemi nevojë për më shumë mendje të hapura dhe më pak dogma, por problemi është se dogma është më e lehtë për ta kuptuar dhe për t’u mësuar me të. Ne duhet të thyejmë akullin në mendjet tona, por që të bëhesh me të vërtetë një njeri mendjehapur është një punë e zorshme”.

Në kuptimin e udhëtimit, kandidati me periudhën me fantastike është nga Butani, filmi “Lunana: A Yak in the Classroom” nën regji të Pawo Choyning, në të cilin një këngëtar aspirues, por jo ambicioz, pranon një punë si mësues në një shkollë rurale. Filmi ishte shtyrë pasi që ishte refuzuar herën e parë.

“Kur Qeveria e Butanit e kandidoi filmin vitin e kaluar, ne ishim informuar se Akademia nuk mund ta pranonte atë pasi që Butani nuk kishte një komision përzgjedhës që njihej nga Akademia. Nga Akademia u ishte thënë se filmi është dashur të kandidonte një film gjatë këtyre pesë vjetëve të fundit që të kishte mundësi të propozonte dhe vendi nuk kishte pasur kandidat që 23 vjet. Kështu që Akademia na këshilloi që të formonim një komision përzgjedhës dhe ta rikandidonin vitin e ardhshëm”.

Në mënyrë të befasishme, pandemia dhe mbyllja i kishte dhënë Dojin atë që i duhej. “Shtyrja na kishte dhënë kohë që t’i plotësonim kërkesat”, ka thënë ai. “Një shënim tjetër interesant ishte që pasi që u ishte aprovuat aplikimi, ka pasur edhe shtyrje të tjera pasi që uebfaqja e Akademisë nuk e kishte gjuhën tonë kombëtare (butan dhe dzongkha) si opsion në formalin e tyre online, kështu që ata është dashur që ta përditësonin uebfaqen për ne”.

A është kjo çështja kulturore që mund t’i ndihmojë filmit që javën e ardhshme të jetë pjesë e listës finale? “Mendoj se në film, publiku merr një copëz të kulturës, njerëzve dhe tokës, që është diçka që ata nuk e kanë parë më herët”, ka thënë ai. “Me shumë mundësi, është rrëfim më divers në aspektin kulturor, linguistik dhe mjedisor, që kanë parë ndonjëherë. Megjithatë, me gjithë këtë diversitet, filmi duket se lidhet shumë me publikun, pasi që lidhet me një temë universale për njerëzit, për shtëpinë dhe me gjetjen e vendit që i takon. Filmi është shfaqur në të gjithë botën dhe të gjithë që e kanë shikuar kanë pasur një ndjenjë malli për shtëpinë e tyre. Mendoj se kjo manifeston atë që na bën të ngjashëm e që është kaq shumë e nevojshme gjatë kësaj kohë të vuajtjes”.

Si shumë kandidatë të tjerë, Dorji e sheh përfshirjen në listën e ngushtë si një theksim të guximit nga ana e Akademisë.

Edhe Hollywoodi s’do të jetë i pranishëm në Cannes Kulturë 2 muaj më parë Hollywoodi s’do të jetë i pranishëm në Cannes

“Lista erdhi si një befasi e madhe për shumë përfshirë edhe veten time”, ka thënë ai. “Më shumë se gjithçka, është një manifestim i mundësive në art, kreativitet dhe në kinema – që një regjisor për herë të parë dhe një ekip amatorësh dhe një kastë më disa kultivues jakësh, mund të ndajnë me botën një rrëfim për kulturën tonë dhe jetën tonë nga një vend shumë rural para Akademisë. Unë falënderoj anëtarët e Akademisë që më kanë dhënë mundësinë që t’ia tregoj krejt botës Butanin tim të dashur. Përfshirja në listë të ngushtë po ashtu u ka dhënë shumë kurajë dhe inspirim regjisorëve të pavarur dhe të vegjël si puna ime që nëse realizojnë një film me gjithë shpirtin e tyre...gjithçka është e mundur”.

Marrë nga “Deadline”. Përktheu: Alberina Haxhijaj