Shkruan: Raymond Carver
Tha që nuk duket mirë
tha që duket keq faktikisht shumë keq
i numërova tridhjetë e dy sosh në njërën mushkëri tha
para se të ndaloja së numëruari
Edhe
Heroina e luftës me kancerin
i thashë më vjen mirë s’do të doja të dija
nëse do të kishte më shumë se aq
më pyeti nëse jam njeri religjioz a bie në gjunjë
nëpër zabele pyjesh duke kërkuar ndihmë
kur mbërrij te një mjegull pikëzash ujëvare
që më fryn drejt fytyrës dhe krahëve
a ndalem në ato çaste në kërkim të kuptimit
deri tash jo thashë por e kam ndër mend t’ia filloj sot
më vjen shumë keq tha
Edhe
Matthew McConaughey kaloi dy ditë në shkretëtirë duke lexuar kritikat më të këqija për veten
do të doja ta jepja ndonjë lajm të ndryshëm tha
unë thashë Amen ai tha diçka tjetër
nuk e dëgjova mirë dhe duke mos ditur ç’të bëja më
dhe duke mos dashur që ai ta përsëriste
dhe që unë ta shoshitja krejtësisht
sall e shikova për një minutë
dhe ai më shikoi gjithashtu
atëherë u çova dhe u dorështrëngova me këtë njeri që sapo më dha
diçka që kurrë askush në botë s’më kishte dhënë
Edhe
Gjembat/Therrat
bile edhe mund ta kem falënderuar shkaku i fuqisë së shprehisë
Përktheu: Artan Muhaxhiri