Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Shtojca për Kulturë

Aktivistët e klimës dhe marrja peng e veprave të artit

Më 23 tetor, aktivistët e klimës hodhën pure patatesh mbi pikturën e famshme botërore të Claude Monet “Haystack” në muzeun Barberini, në Potsdam, afër Berlinit

Sulmet ndaj veprave të çmuara të artit dhe një aksident tragjik me biçikletë kanë bërë që publiku të debatojë nëse dhe si duhet të ndëshkohen protestat më ekstreme për çështje të klimës.

Në fillim të kësaj jave në Berlin, një çiklist u deklarua i vdekur pasi që një ambulancë nuk mundi të arrinte në kohë. Policia e Berlinit fajësoi vonesën në komunikacion, e cila u shkaktua si pasojë e një bllokimi rrugor që u bë nga protestuesit e grupit “Last generation” (Gjenerata e fundit). Policia ngriti akuza kundër dy aktivistëve të saj për mosdhënie të ndihmës dhe pengim të personave që u jepnin ndihmë.

Grupi mohoi përgjegjësinë dhe kritikoi ashpër raportimin e polemikave. “Ne nuk prisnim që një sistem i tërë mediatik do të kthehej kundër nesh”, tha grupi në një deklaratë të botuar në gjermanisht në faqen e saj të internetit më 4 nëntor.

Aktivistët thanë se po përballeshin me një “valë akuzash, të pavërteta dhe urrejtjeje” dhe theksuan se aksidenti kishte ndodhur disa kilometra larg vendit të protestës. Ata po ashtu kanë deklaruar se kanë njoftuar policinë për protestën, kanë kërkuar devijimin e automjeteve të urgjencës dhe kanë lënë hapësirë të mjaftueshme për korsinë e emergjencës. “Gjenerata e fundit” ose “Letzte Generation” në gjermanisht, është e lidhur me “Just Stop Oil’ në Britaninë e Madhe, “Declare Emergency” në SHBA, “Denierere Renovation” në Francë dhe grupe të tjera protestuese ndaj ndryshimeve klimatike.

Sipas medias lokale, “Bayerischer Rundfunk”, Henning Jeschke, një aktivist nga “Gjenerata e Fundit”, ka thënë se grupi ishte thellësisht i pikëlluar nga lajmi i aksidentit të çiklistit, por do të vazhdojë protestat.

Edhe Muzetë evropianë “ishuj freskie” në valën ekstreme të temperaturave Kulturë 3 j. më parë Muzetë evropianë “ishuj freskie” në valën ekstreme të temperaturave

“Përderisa organet tona më të larta politike shkojnë kundër Kushtetutës, përderisa ato shkatërrojnë jetën tonë, ne do të rezistojmë në mënyrë paqësore”, ka thënë Jeschke.

Tërheqja e vëmendjes ndaj ndryshimeve klimatike

Javët e fundit, aktivistët e klimës kanë protestuar jo vetëm në rrugët e Evropës, por edhe në muzetë e saj, duke prishur pikturat e famshme të Londrës, Parisit, Hagës dhe Berlinit, të cilat i kanë gjuajtur me pure patatesh, supë domatesh dhe bojë të kuqe. Asnjë nga pikturat nuk u dëmtua pasi të gjitha ishin të mbuluara me plastikë ose xham.

Shoqata Gjermane për Historinë e Artit lëshoi ​​një deklaratë javën e kaluar duke u kërkuar aktivistëve të ndalojnë sulmet ndaj artefakteve kulturore, duke e quajtur mbrojtjen e veprave të artit një “detyrim për brezat e ardhshëm” për të cilët po ruhen veprat.

Më 23 tetor aktivistët e klimës hodhën pure patatesh mbi pikturën e famshme botërore të Claude Monet “Haystack” në muzeun Barberini në Potsdam afër Berlinit. Dhjetë ditë më parë nga aktivistët e “Just Stop Oil” në Galerinë Kombëtare të Londrës, “Sunflowers” e Vincent van Gogh u sulmua me një kënaçe supe. Pati gjithashtu një sulm në Hagë ndaj “Vajzës me një vath perle” të Johannes Vermeer dhe ndaj një skeleti dinozauri në Muzeun e Historisë Natyrore në Berlin. Në Louvre në Paris, një vizitor hodhi tortë në njërën nga pikturat më të famshme në botë, “Mona Lisa” të Leonardo da Vinçit.

Brezi i ri dhe fuqia e imazheve

Të rinjtë të cilit bëjnë pjesë në grupe aktivistësh të klimës janë rritur me mediat sociale prandaj janë të vetëdijshëm për fuqinë e imazheve, ka thënë Kerstin Thomas, profesoreshë e historisë së artit në Universitetin e Stutgartit.

“Në Shoqatën Gjermane për Historinë e Artit ne simpatizojmë qëllimet e aktivistëve”, ka thënë Thomas, në rolin e saj si presidente e asaj shoqate. “Megjithatë ne nuk mund të mbështesim mënyrën e tyre të protestave. Veprat e artit janë marrë peng në një betejë me të cilën nuk kanë të bëjnë fare”. Veprat e sulmuara, thotë ajo, nuk ishin përgjegjëse për krizën klimatike, as nuk e glorifikonin apo e nxisnin atë.

Edhe Mijëra njerëz në Francë mbesin pa energji elektrike mes të nxehtit ekstrem Botë 1 muaj më parë Mijëra njerëz në Francë mbesin pa energji elektrike mes të nxehtit ekstrem

Veprat e artit dhe monumentet kanë qenë historikisht objekte të protestave politike. Për shembull, në Evropën e shekullit të 16-të, në kishat katolike protestantët shkatërruan veprat fetare të artit sepse besonin se ato do të dëmtonin besimin e krishterë.

“Përmendoret kanë qenë gjithashtu objektiv i përbashkët në të kaluarën”, ka thënë Thomas për DW. Dy shembuj të fundit janë ato kur pas pushtimit rus të Ukrainës në shtetet baltike u rrëzuan statujat sovjetike ose heqja e statujës së tregtarit të skllevërve e Edward Colston në Britaninë e Madhe.

Por protestat e fundit të aktivistëve të klimës në muze janë të një natyre tjetër, ka thënë ajo. Qëllimi i përmendoreve dhe statujave është të shprehin fuqinë, shpjegon ajo. Protestat kundër tyre janë protesta kundër pushtetit që ato përfaqësojnë, për shembull, kundër perandorisë dhe kolonializmit, ose kundër sundimit të ish-Bashkimit Sovjetik.

Ky nuk është rasti me krizën klimatike dhe pikturat e shënjestruara kohët e fundit nga aktivistët, argumentoi Thomas. “Vetë imazhet nuk mishërojnë fuqinë”, ka thënë ajo. “Ata nuk janë përgjegjës për krizën klimatike”. “Haystack” i Monet nuk përfaqëson fuqinë e kompanive të naftës, as “Sunflower” i Van Goghut.

Pas një morie sulmesh, Shoqata Gjermane për Historinë e Artit është e shqetësuar se kjo metodë e protestës mund të bëhet monedhë e përbashkët dhe madje të fillojë të shihet si e pranueshme. “Do të ishte keq nëse veprime të tilla do të vendoseshin si një formë proteste legjitime”, ka thënë Thomas.

Protestat e klimës në muze kanë rezultuar tashmë në të paktën, një sulm i cili kishte një qëllim tjetër por që e kopjonte këtë mënyrë të të protestuarit. Më 30 tetor, në “Alte Nationalgalerie” në Berlin, një grua hodhi gjak artificial në pikturën e Henri de Tolouse-Lautrec – “Clown”. Ajo më vonë i kishte thënë policisë se donte të protestonte për një Gjermani më demokratike.

Ndërkohë shumë muze evropianë kanë forcuar masat e sigurisë për të parandaluar sulmet e mëtejshme ndaj objekteve me vlerë. Deri në njoftimin e mëtejshëm, vizitorët e muzeve në Berlin do të lejohen në hapësirat e ekspozitës vetëm pasi të jenë kontrolluar në xhaketat dhe çantat e tyre ose pasi t'i kenë lënë ato në dollapë. Kjo vlen edhe për Potsdamin aty pranë.

Muzetë e tjerë si Galeria Kombëtare në Londër, Muzeu Britanik dhe Louvrei kanë thënë gjithashtu se masat e tyre të sigurisë janë në shqyrtim të vazhdueshëm. Megjithatë, ata nuk dëshirojnë t’i diskutojnë këto publikisht për të mbrojtur më mirë veprat e tyre të artit.

Edhe Muzeu i historisë gjermane ofron një qasje të re mbi vitet e pasluftës Kulturë 7 muaj më parë Muzeu i historisë gjermane ofron një qasje të re mbi vitet e pasluftës

Marrë nga Deutsche Welle

Përktheu: Mirjetë Sadiku