Është e mundur që ajo donte ta mbante atë fuqi vetëm për vete derisa të tregohet dhe dëshmohet mjaft të aftë. Pozicioni regjent vartës i Teutës, tregon qartë se një burrë kishte përparësi ndaj gruas në trashëgimin e fronit, por ilirët toleronin edhe administrimin e përkohshëm femëror kur bëhej fjalë për anëtarët e elitës. A do të thoshte kjo se gratë ishin të respektuara dhe madje të privilegjuara në shoqërinë atje?
Emri i sundimtares legjendare ilire, Teuta, është i njohur në trevën tonë. Disa besojnë se pozita e saj në pushtet është një tregues i qartë se gratë respektoheshin në shoqërinë ilire. Por a ishte vërtet kështu?
Dihet se Teuta ka promovuar edhe piraterinë, por pyetja është nëse kjo ishte vetëm pasojë e dëshirës për grabitje, siç mund të konstatohej sipas disa autorëve antikë, apo pas politikës së saj mund të fshiheshin qëllime të tjera. Shkrimtarët e botës greko-romake në pjesën më të madhe e denigrojnë këtë mbretëreshë ilire, si atë me “mendjeshkurtër” dhe në fakt nuk kanë një mendim të mirë për gjininë femërore.
Një fitore që duhej festuar
Teuta mori pushtetin pas vdekjes së mbretit Agron në vitin 230. Agroni ishte pjesëtar i fisit ilir Ardian dhe sundonte Mbretërinë Ilire. Mbretëria Ilire për Agronin mendohet se shtrihej përafërsisht nga territori në jug të lumit Neretva deri në zonën e Epirit, megjithëse për këtë pikë ka pikëpamje të ndryshme. Në atë moment, ilirët kishin qenë tashmë në aleancë me familjen mbretërore maqedonase për një kohë të gjatë.
Kur Agroni krijoi një ushtri vërtet mbresëlënëse, u lëshua në luftën kundër grekëve në anën e mbretit maqedonas Demetri II. Fitorja madhështore e Agronit ndaj aleancës së fuqishme Etoliane në anën e maqedonasve ishte një arritje që duhej festuar siç duhet. Duket se ishte pikërisht kjo festë që e vrau Agronin dhe se ai vdiq si pasojë e një sëmundjeje në mushkëri të kombinuar me pirjen e tepërt. Sigurisht, shkrimtarët grekë e sollën dehjen e tij në një kontekst negativ, por fakti është se edhe ata vetë shijonin sasi të mëdha vere që ata kanë kultivuar në mënyrë “të sofistikuar”. Pa marrë parasysh të gjitha këto, kjo fitore ishte e denjë për një festë të madhe nga këndvështrimi i botës së asaj kohe. Ndodhi rreth vitit 230 para Krishtit.
Edhe Industria politike e mashtrimit
Kush ishte Teuta?
Agroni mund të jetë pasuar në fron nga gruaja e tij e dytë. Sipas mendimit mbizotërues, Agroni fillimisht ishte i martuar me Triteutën me të cilën pati një djalë, Pines, por më vonë u dashurua marrëzisht me bukuroshen Teuta, me të cilën u martua përfundimisht. Deri në ardhjen e saj në pushtet, nuk dihet asgjë për jetën e saj. Sipas disa burimeve, ajo ishte vajza e një “fallxhie” (shikuesi) që e ndihmoi Agronin në shërim.
Pranohet se ka të dhëna se ajo nuk ishte gruaja e Agronit, por e vajza e tij dhe se ajo mori pushtetin për llogari të vëllait të saj të vogël. Kjo mund të mbështetet nga emri i saj, i cili më pas do të ishte një derivat i emrit të nënës së saj, por kjo teori është më pak e pranuar në shkencë.
Përkundër kësaj, disa besojnë se vetë emri Teuta, ishte emër që mbanin të gjithë sundimtarët ilirë, apo zonjat e para, siç do të thoshin në fjalorin e sotëm. Pavarësisht nëse Teuta ishte gruaja apo vajza e tij, siç besojnë disa, ajo mori pushtetin në duart e saj dhe nuk e kuptoi si detyrë formale të një administratori të përkohshëm, por si një sundimtar i barabartë, që donte të rriste pushtetin e mbretërinë derisa i biri ose vëllai i saj u rrit mjaftueshëm për të sunduar në mënyrë të pavarur.
Sigurisht, është e mundur që ajo donte ta mbante atë fuqi vetëm për vete derisa të tregohet dhe dëshmohet mjaft të aftë. Pozicioni regjent vartës i Teutës, tregon qartë se një burrë kishte përparësi ndaj gruas në trashëgimin e fronit, por ilirët toleronin edhe administrimin e përkohshëm femëror kur bëhej fjalë për anëtarët e elitës. A do të thoshte kjo se gratë ishin të respektuara dhe madje të privilegjuara në shoqërinë atje? Ne nuk do të thoshim. Vetëm si pjellë e elitës gëzonte të drejta më të mëdha se gratë e tjera dhe këtë këndvështrim e përfaqëson prof. Anamarija Kurilić nga Departamenti i Historisë së Lashtë të Universitetit të Zarës.
Edhe
“Tash po e shoh që jeta koka me rrnue mërzitshëm shumë e gatë”
Teuta vazhdoi politikën aktive ushtarake të paraardhësit të saj, Agronit. Informacionet për të janë jo vetëm modeste, por shpeshherë edhe kontradiktore. Ajo që mund të konstatohet me siguri është se ajo ishte një grua me bukuri të jashtëzakonshme, e cila vazhdoi politikën ushtarake të burrit ose babait të saj dhe se anijet e saj arrinin deri në jug të Greqisë. Ajo ishte një grua që e dinte se çfarë donte dhe kishte mjaft guxim dhe forcë për t’i bërë ballë asaj që pritej nga burrat e kohës së saj.
Artikull i huazuar nga hulumtuesja Sonja Kirchhoffer, Fakulteti i Studimeve Kroate i Universitetit të Zagrebit. Përktheu: Agron R. Dida