Shtojca për Kulturë

Vjosa si park kombëtar – moment historik për natyrën

Lumi Vjosa pranë Qesaratit, jugu i Shqipërisë. Lumi dhe tre degët e tij kryesore në vend janë shpallur park kombëtar (Foto: Nick St, Oegger/The Guardian)
Lumi Vjosa pranë Qesaratit, jugu i Shqipërisë. Lumi dhe tre degët e tij kryesore në vend janë shpallur park kombëtar (Foto: Nick St, Oegger/The Guardian)
 

Një projekt në bashkëpunim midis kompanisë “Patagonia” dhe organizatave joqeveritare do të mbrojë Vjosën, njërin nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë në Evropë

Një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, vendi i më shumë se 1 mijë lloje gjallesash e bimësh, është shpallur park kombëtar nga qeveria shqiptare, duke e bërë Vjosën të parin e këtij lloji në kontinent.

Lumi Vjosa buron nga lartësia 270 kilometra në malet Pindus në Greqi, kalon nëpër kanionet e ngushta, fushat dhe pyjet e Shqipërisë dhe derdhet në detin Adriatik. Pa diga apo pengesa të tjera artificiale, Vjosa është e pasur me lloje të ndryshme specieve ujore dhe mbështet morinë e kafshëve të egra, përfshirë vidrat, shkabën e rrezikuar egjiptiane dhe rrëqebullin ballkanik, numri i të cilit është në gjendje kritike – janë vërtetuar vetëm 15 të tillë në Shqipëri.