Shtojca për Kulturë

Horizonte të reja me artin si udhëzues

“Sonar Cinema” e “DokuFestit” (Foto: Kushtrim Haxha)

Oferta e ngjarjeve të “DokuFestit” është e gjerë. Krejt çojnë te një pikë: horizontet e reja. Sivjet, me pyetjen “Si të mbijetojnë?”, e cila sapo ka nisur t’i marrë përgjigjet e para. “Sigurisht se këtë vit do ta gjej si të mbijetoj pasi është një koncept vërtet mahnitës, vërtet relevant dhe i rëndësishëm”, thotë regjisorja sllovene Marija Zidar. Kritikja turke e artit Melis Behlil po “mëson për të mbijetuar” në kohën kur mikja e saj është burgosur në Turqi për një dokumentar që s’e ka bërë. Luftën e njeriut e zbërthen edhe një film si “Turn your Body to the Sun” apo ai i regjisorit nga Kosova, Ilir Hasanaj. Një rrëfim për demokracinë vjen nga Serbia

 

Oferta e ngjarjeve të “DokuFestit” është e gjerë. Krejt çojnë te një pikë: horizontet e reja. Sivjet, me pyetjen “Si të mbijetojmë?”, e cila sapo ka nisur t’i marrë përgjigjet e para. “Sigurisht se këtë vit do ta gjej si të mbijetoj pasi është një koncept vërtet mahnitës, vërtet relevant dhe i rëndësishëm”, thotë regjisorja sllovene Marija Zidar. Kritikja turke e artit Melis Behlil po “mëson për të mbijetuar” në kohën kur mikja e saj është burgosur në Turqi për një dokumentar që s’e ka bërë. Luftën e njeriut e zbërthen edhe një film si “Turn your Body to the Sun” apo ai i regjisorit nga Kosova, Ilir Hasanaj. Një rrëfim për demokracinë vjen nga Serbia

“DokuFest” tashmë ka pushtuar qytetin. Rrugët me kalldrëm përcjellin e mirëpresin vizitorë nga gjithë vendi, rajoni e bota. Fluksi i njerëzve rritet edhe më shumë në ditët e Festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar të shkurtër. Dhe kjo tashmë është bërë rutinë, tash e 21 vjet.

Sapo zbardh horizonti, destinacioni i shumicës dihet. Secili e nis ditën me kafe. Kafehanet e vendosura skaj rrugicave e në sheshe mbushen gradualisht. Në tavolinat e shumicës nga to, shoqëri u bëjnë katalogët e “DokuFestit”. Pjesë të ndryshme të qytetit tashmë janë shndërruar në shfaqje filmash, argëtimi, punëtori e si vendtakime të të gjitha moshave e si diversitete shoqërore midis nacionalitetesh. Vetëm në orët e para të mëngjesit vërehet fluks më i vogël i atyre që sodisin qytetin a frekuentojnë lokacionet e dëshiruara. “DokuNights” zgjasin deri në mëngjes dhe pak orë e ndajnë prej pjesës së programit të shfaqjes së filmave. “DokuFesti” e ajo që sjell janë oferta për hapjen e horizonteve të reja.