Arbëri

Edhe Nikoliq kandidat për kryetar të Serbisë

Kryetari aktual i Serbisë Tomislav Nikoliq do të kandidojë për kryetar në zgjedhjet presidenciale të këtij vendi.

Këtë vendim e ka marrë përkundër vendimit ë partisë së tij, Partisë përparimtare serbe, që për kryetar të Serbisë të nominohet kryeministri aktual serb Aleksandar Vuçiq, njofton novostionline, transmeton Koha.net.

Ky portal serb shton se Nikoliq ka thënë se do të kandidojë gjatë kremtimit të 65 vjetorit të lindjes duke shtuar se është i vendosur t’i hyjë garës presidenciale që zhvillohet gjatë prillit.