Sport

Kosovës i shfaqen shumë probleme në prag të eliminatoreve

Descriptive Text

Te përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra do t'i nisin garat parakualifikuese për kampionatin botërorë të vitit 2019-të, të vetëdijshëm se kanë telashe fizike dhe probleme për qarkullimin e duhur të topit. Këto telashe Kosovës i janë shfaqur gjatë turneut në Alanya të Turqisë, që për vashat kosovare përfundoi të dielën.

Kosova i humbi tri ndeshjet në këtë turne përgatitorë. Humbjen e tretë e pësoi të dielën nga nikoqirja e turneut, Turqia me rezultatin 4:2. Gjatë javës pësoi nga Polonia me rezultatin 5:0 dhe nga Rumania me shifrat 3:0, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përfaqësuesja e Kosovës nga 6 deri më 11 prill do t'i zhvillojë garat parakualifikuese për kampionatin botërorë që do të mbahet në vitin 2019-të, në Francë. Turneu parakualifikues do të zhvillohet në Shqipëri. Në Grupin 2 ku ndodhen Kosova e Shqipëria, janë edhe Greqia e Malta.

Përzgjedhësja e Kosovës, Afërdita Fazlija, ka thënë se ekipit të saj i mbetet shumë për t'u përmirësuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.