Arbëri

Hyseni: S’do të lejojmë më ikje masive të qytetarëve

Descriptive Text

Dy vite më vonë, pas valës ku mijëra qytetarë të Kosovës u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar Hungarinë si vend transit për të shkuar nëpër vendet e BE-së, Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar fushatën vetëdijesuese për parandalimin e migrimit të parregullt.

Ministri Skënder Hyseni ka thënë se kjo valë e migrimit të qytetarëve është bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë me Serbinë, derisa ka shtuar se shteti i Kosovës vazhdon të jetë i mobilizuar që të mos përsëritet ikja masive, raporton KTV.

Kurse shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostolova, theksoi se ky projekt demonstron përkushtimin e BE-së për të parandaluar migrimin e paligjshëm.