Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, AC Schnitzer, ndër të tjera, në panairin e veturave në Gjenevë do të prezantojë versionin e saj të modifikuar të BMW i8.
AC Schnitzer për këtë hibrid sportiv ka zgjedhur aerodinamikën dhe pasqyrat nga fibra të karbonit, amortizatorët e modifikuar (tani vetura përpara është më e ulët për 25 mm dhe në pjesën e pasme për 20 mm), transmeton Koha.net.
Lexoni edhe: AC Schnitzer shënon 30 vjetorin me model shumë të veçantë
Gjithashtu, ky BMW i8 vjen me eksterier me ngjyrë të kuqe kromi, pedalet nga alumini, tepihët nga kadife, si dhe set të rrotave AC1 Forged nga aulimini në formën e BiColor ose Anthracite.
Rrotat janë me diametër prej 21-inç si dhe me goma të përparme 245/35 R 21 dhe të pasme 285/30 R 21.
{gallery}