Arbëri

Komunat duan më shumë kompetenca për fushën e integrimeve evropiane

Prishtinë, 28 shkurt – Komunat e Kosovës kanë kërkuar nga niveli qendror që t’u bartë 70 për qind të kompetencave për integrimet evropiane, pasi që deri tash ato janë bartur shumë pak.

Kështu kanë thënë drejtues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke sqaruar se Qeveria duhet të shohë praktikat e shteteve të tjera, ku 70 për qind e kompetencave të kësaj fushe duhet t’u barten komunave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë që Komuna e Mitrovicës rezulton të ketë përmbushur në përqindjen më të lartë kërkesat që dalin për komunat e Kosovës rreth integrimeve evropiane për vitin 2016, me 85 për qind të realizimit të tyre, e pas saj menjëherë renditet Komuna e Prizrenit me 83 për qind kritere të përmbushura.

E komunat që kanë përmbushur më së paku kriteret evropiane janë Leposaviqi me 13 për qind të kritereve të realizuara, dhe Mamusha me vetëm 36 për qind. Komuna e Prishtinës, si kryeqytet, ka arritur të përmbushë vetëm 76 për qind të obligimeve.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Pushtetit Lokal, ka thënë se në kuadër të kritereve që duhet të përmbushin komunat janë identifikuar 23 fusha me gjithsej 69 tregues, të cilat janë identifikuar si obligime të agjendës evropiane të vendit, e që duhet të përmbushen nga niveli lokal i qeverisjes në Republikën e Kosovës.

Janë përcaktuar 144 aktivitete konkrete për komuna në Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) dhe dokumentet e tjera gjegjëse... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.