Kulturë

Post Oscars 2017, sonte në Express Arte në KTV

Edicioni i sotëm i emisionit “Express” do t’i kushtohet tërësisht ndarjes së çmimeve prestigjioze “Oscar”.

Cilët ishin fituesit kryesorë të mbrëmjes? Cilat parashikime dolën të sakta? Cilat ishin surprizat e edicionit të sivjetmë të këtyre shpërblimeve? Cilat ishin momentet më të rëndësishme të mbrëmjes? Si u shpall gabimisht fituesi i kategorisë kryesore? Kush mori vëmendjen më të madhe? Si u dukën yjet mbi qilimin e kuq?

Sa larg nominimit me Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” mendohet të jetë Kosova?

Këto dhe më shumë do të diskutohen sonte në Express, në ora 18:00, me të ftuarit Arben Zharku, drejtor i QKK-së dhe Luan Morina, kritik i filmit.