Antimafia italiane ka dhënë sinjal alarmi që droga që shkon nga Shqipëria për në Gadishullin Apenin është trefishuar, ku një pjesë e parave të këtij trafiku shkojnë për të financuar grupet radikale islamike.
Ndërkohë që edhe ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, ka lëshuar alarmin kur ka deklaruar se janë të paktën 2 miliardë euro para të pista që qarkullojnë në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.
Por ndryshe nga Antimafia, Borchardt theksoi se paratë e pista në këtë vend vijnë kryesisht nga aktivitete kriminale të trafikut të drogës dhe mund të përdoren edhe në zgjedhjet e qershorit.
Të enjten ka mbërritur në Tiranë drejtori i Antimafias italiane, Franko Roberti, i cili është takuar me prokurorin e përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla. Pas takimit kokë më kokë, drejtori i Antimafias italiane, Franko Roberti, dhe kryeprokurori Llalla dolën në një konferencë për mediat. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.