Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të jetë nikoqir i “Eurovisionit” të vitit të ardhshëm pas fitores së vendit të tij në Turin të Italisë.
Zelensky ka thënë se “Eurovisionin” do ta organizojë në Mariupol, qyteti që vazhdon të ketë sulmet më të rënda nga forcat ruse që kanë pushtuar Ukrainën.
"Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën! Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin! Për herë të tretë në historinë e saj. Dhe besoj - jo për herë të fundit. Një ditë Eurovisioni do të mbahet në Mariupolin ukrainas”, ka shkruar Zelensky në Facebook.
Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi garën me këngën “Stefania”, e cila është bërë një himn popullor mes ukrainasve gjatë luftës.
Grupi bëri një lutje gjatë shfaqjes për të ndihmuar luftëtarët që vazhdojnë të jenë brenda fabrikëkës së çelikut Azovstal në qytetin port.
-
Fituesi i “Eurovisionit” shkon në shtëpi për t'iu bashkuar ushtrisë ukrainase
-
Fronti i dytë për Zelenskyn: Ukraina në fshehtësi nis përgatitjet për zgjedhje
-
Zelensky shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë këtë vit
-
Presidenti ukrainas i drejtohet BE-së për të marrë mbështetjen për “planin e fitores”
-
Zelensky nuk lejohet të bëhet pjesë e “Eurovisionit”