Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zelensky nuk lejohet të bëhet pjesë e “Eurovisionit”

Finalja e madhe e Eurovisionit këtë të shtunë do të ketë flamuj ukrainas, muzikë ukrainase dhe fansa ukrainas – por jo liderin e vendit në luftë.

Organizatorët refuzuar një kërkesë nga presidenti Volodymyr Zelensky për t’u adresuar përmes videos në natën finale. Ai pritej të nxiste botën të vazhdonte ta përkrahte luftën e Ukrainës për ta zmbrapsur Rusinë.

Unioni Evropian i Transmetimit, i cili drejton Eurovisionin, ka thënë se lejimi i pjesëmarrjes së Zelenskyt do të shkelte “natyrën jopolitike të ngjarjes”.

Kërkesa e Zelenskyt “për t’iu drejtuar audiencës në garën e këngës së Eurovisionit, fatkeqësisht nuk mund të lejohet nga menaxhmeti i Unionit Evropian të Transmetimit pasi do të ishte kundër rregullave të ngjarjes”, ka thënë organizata.

E themeluar në vitin 1956 për të ndihmuar në shërimin e një kontinenti të shkatërruar nga lufta, Eurovisioni përpiqet të mbajë të ndarë muzikën nga politika. Tekstet, shenjat dhe simbolet e hapura politike janë të ndaluara, raportoi AP.

Megjithatë, jo gjithherë politika mund të mbahet jashtë. Rusia është ndaluar nga gara pasi nisi pushtimin e Ukrainës vitin e kaluar.

Artikuj të ngjashëm