Def Leppard janë rockerët më të fundit që janë bërë me figurat e tyre Funko Pop.
"Shtoni një valë masive zanore të heavy metalit britanik në koleksionin tuaj", thuhet në postimin e blogut të Funkos duke i promovuar koleksionet e reja. Seti përfshin versione plastike të këngëtarit Joe Elliott, bateristit Rick Allen, basistit Rick Savage, kitaristit Phil Collen dhe kitaristit Vivian Campbell.
Artikujt do të shiten individualisht dhe tani janë në dispozicion për paraporositje.
Ky ka qenë një vit i ngarkuar për Def Leppard. Bendi e pati një rezidencë-performance të suksesshme në Las Vegas dhe tashmë ka shprehur interes për t'u rikthyer në Sin City për angazhime të mëtejshme, shkruan KOHA Ditore. Ndërkohë Elliott kohët e fundit i zbuloi planet për ta nxjerrë një album të ri live, ku përfshihet performanca e bendit nga viti 1980 në Teatrin e New Oxford në Angli.
"I përfshin edhe gabimet, është ajo që është", vuri në dukje Elliott gjatë një interviste me Eddie Trunk. "Jemi ne live në vitin 1980. Po diskutonim jashtë mikrofonit... për sinkronizimin e buzëve ose dublimin... Nuk mund ta kesh atë. Nuk mund të presësh që një 59-vjeçar t’i pastrojë vokalet e 20-vjeçarit. E dini çfarë dua të them? Pra, është ajo që është. Por mund t’ju them këtë: Bendi, siç kam thënë në shënimet në album, kur e merrni parasysh pasigurinë e zërit tim gjatë atyre ditëve, e kemi një bend fantastik në skenë. Dhe Rick Allen dykrahësh me basistin Rick Savage ishte një seksion ritmi që do të bëhej i suksesshëm, duke marrë parasysh që ai ishte 16 vjeç dhe Sav ishte 17 apo ndoshta 18. Dhe Pete [Willis] dhe Steve [Clark] ishin 17 dhe 18 vjeç. Ishte një bend që ç’ke me të."
Përveç figurave të Def Leppard, Funko gjithashtu e ka një set trepakosh të Police, në shenjë festimi të albumit të bendit nga viti 1983, Synchronicity. Në set është Sting, Stewart Copeland dhe Andy Summers me ngjyrë të verdhë, të kuqe dhe të kaltër, për nder të kopertinës së LP-së.