Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“The Police” bëhen me Funko Pop! figurat e tyre

“The Police” do t1% bëhen rokerët më të fundit klasik të cilët do të përjetësohen me serinë Funko Pop! Rocks. Kompania njoftoi se figurinat e licencuara të treshes do të mbërrijnë në qershor.

"Every breath you take, every move you make, every bond you break, every step you take, these Pop! British rockers will be watching you," thuhet në hyrjen e blogut të Funko. “Vokalisti kryesor dhe bas kitaristi Sting, kitaristi Andy Summers dhe perkusionisti Stewart Copeland janë të gatshëm ta mbushin shtëpinë tuaj me tinguj shumë të ëmbël të Second British Invasion".

Deri më tani nuk ka detaje nëse figurat do të shiten ndaras, siç u bë me Metallica dhe Guns N' Roses, apo nëse do të paketohen së bashku si pjesë e serisë me edicion të limituar, siç është shitur figurina ekskluzive Funko e “Rush” në Fan Expo Kanada verën e kaluar.

“The Police” i bashkohen listës në rritje të muzikantëve të cilëve u janë replikuar pamjet në stilin e veçantë të Funko. “Kiss” së shpejti do ta ketë linjën e dytë të figurave, ashtu siç do ta ketë edhe Johnny Cash. Tre koleksionet e veçanta me udhëheqësin e “AC/DC”, Angus Young u publikuan në janar. Suksesi i “Bohemian Rhapsody” e solli linjën e “Queen”, ku Freddie Mercury u përfaqësua në tre veshje të ndara. Edhe Prince i kishte tre nga pamjet e tij më të famshme vitin e kaluar, shkruan KOHA Ditore.

Seria Funko's Pop! është e pranishme që nga viti 1998. Përveç muzikantëve, linja gjithashtu ka publikuar figura edhe për filma, televizion dhe karaktere të stripave, si dhe të atletëve të njohur.