Krijimi i versionit filmik të cilitdo serial apo show mund të jetë problematik, por krijimi i versionit filmik të web serialit/talk showt, me stil të veçantë nën drejtimin Zach Galifianakis – kjo është diçka krejtësisht e papritur.
Galifianakis, skenaristi dhe regjisori Scott Aukerman janë përpjekur që nga show i pazakontë “Between Two Ferns” ta bëjnë një film, ndërsa pamjet e para kemi mundësi t’i shohim tani në trailer, shkruan KOHA Ditore.
“Between Two Ferns” është në fakt një talk show, në të cilin Galifianakis, në mënyrën e tij të veçantë, bisedon me personat e famshëm. Në versionin filmik, ky tregim është paksa më i zgjeruar dhe shkon disi kështu: Will Ferrell e ka marrë shown e Galifianakis dhe e ka vendosur atë në web portalin humoristik Funny or Die (ai në fakt është një nga themeluesit e këtij portali, dhe “Between Two Ferns” atje edhe shfaqet). Pas një incidenti në të cilin Matthew McConaughey pothuajse mbytet, Ferrel kërkon nga Galifianakis më shumë përmbajtje, dhe ky i fundit niset me një ekip të vogël në turne për ta xhiruar një seri intervistash me personat e famshëm dhe kështu t’i shpëtojë karrierën dhe reputacionin e tij. Natyrisht, e gjithë kjo çon në kaos, heshtje të pakëndshme dhe përpjekje për ta shqiptuar emrin e Benedict Cumberbatch.
“Between Two Ferns: The Movie” do të na sjellë shumë fytyra të famshme, duke përfshirë Keanu Reeves, Brie Larson, Jon Hamm, Chriss Teigen dhe David Letterman. Se si ata do t’i mbijetojnë intervistat e pakëndshme me Galifianakis, këtë do ta zbulojmë më 20 shtator, kur filmi arrin në Netflix.