Showbiz

Will Ferrell shkon në ishullin e kokainës

Will Ferrell do ta bëjë produksionin dhe do të luajë në filmin artistik, adaptimin e dokumentarit të Netflixit “The Legend of Cocaine Island”, i cili doli më herët këtë vit.

Theo Love e bëri regjinë e dokumentarit, i cili bën fjalë për njeriun familjar që është i interesuar për legjendën e një vendi të fshehur të kokainës në Karaibe.

Pronari i biznesit të vogël i humb të gjitha gjatë recesionit, ndërsa legjenda e kokainës thotë se vlera e drogës së fshehur është të paktën 2 milionë dollarë, kështu që ai e harton një plan për ta gjetur kokainën e groposur me ndihmën e një grupi të larmishëm kriminelësh të vegjël. Për shkak të papërvojës në botën e drogës dhe krimit, gjërat ndërlikohen shumë shpejt, shkruan KOHA Ditore.

Peter Steinfeld është përgjegjës për skenarin, ndërsa Will Ferrell do ta bëjë produksionin e filmit, së bashku me Jessica Elbaum nga kompania e saj e produksionit Gloria Sanchez.

Producenti ekzekutiv do të jetë Bryan Storkel, së bashku me regjisorin e dokumentarëve Love. Tani për tani nuk është zbuluar se kur do të fillojë produksioni, me siguri pasi që Ferrell t’i ketë përfunduar të gjitha projektet e tij aktuale, përfshirë komedinë e Netflix, “Eurovision” dhe komedinë martesore “Downhill” me Julia Louis-Dreyfus.