Kënga e radhës e Rita Orës është shkruar nga Charli XCX.
Besohet se mikesha e këngëtares me prejardhje kosovare, Charli XCX, e ka shkruar tekstin e këngës “You For Me” para shumë kohësh, dhe DJ Sigala tani e ka dhënë kontributin e tij final në këtë këngë e cila do të lansohet si ‘single’, dhe e përfshinë vokalin e yllit të hitit “Anywhere”, Rita Ora.
Një burim për gazetën “Daily Star” ka deklaruar: “Charli e ka bashkëshkruar tekstin e këngës ‘You For Me’ para ca vjetëve, por asnjëherë nuk kishte planifikuar ta këndojë atë. Ajo dhe Rita janë mikesha shumë të mirë prandaj natyrisht se është e kënaqur që ajo do ta interpretojë këtë këngë”.
30-vjeçarja Rita Ora, në të kaluarën ishte përfshirë në version të ripërpunuar të këngës së Charli XCX, “Doing It”, e cila ishte pjesë e albumit të këngëtares “Sucker” të lansuar në vitin 2014. Kurse në vitin 2018, kjo dyshe bashkëpunoi sërish në realizimin e këngës së Rita Orës, “Girls”, pjesë e së cilës ishin është yjet Cardi B dhe Bebe Rexha.
Ndërkaq në të kaluarën, Rita kishte treguar se me albumin e saj të tretë të incizuar në studio, dëshiron ta sfidojë veten pak më shumë. Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore kishte deklaruar se fansat mund ta presin një eksperiencë krejtësisht ndryshme me albumin e ri, që vjen pas atij të vitit 2018 “Phoenix”, dhe zbuloi se vendimi për të eksperimentuar vjen nga dëshira për t’i shtyrë kufijtë me artin e saj.
“Njerëzit kanë ardhur në studio incizuese nga mbarë bota. Kam dy vjet që po punoj në këtë album të tretë, dhe kam plane tjera për të. Dua që ky incizim të jetë diçka që nuk e kam barë kurrë më herët, dhe dua vërtetë të eksperimentoj dhe ta sfidoj veten në maksimum. Prandaj për këngët e albumit të ardhshëm kam punuar me tekstshkrues të ri, dhe ato janë incizuar me instrumente të gjalla”, ka deklaruar Ora.
Ende nuk dihet kur do të lansohet kënga e re “You For Me”, por pritet të shihet nëse do të shënojë më shumë sukses në platformat muzikore, sesa këngët e fundit të Rita Orës, “Big” dhe “Bang Bang”.