Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ylli i popit rus kërkon ta quajnë “agjente të huaj” pasi kundërshton luftën

Një nga këngëtaret më të njohura ruse, Alla Pugacheva, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që ta shpallin atë “agjente të huaj”, një solidaretet me bashkëshortin e saj, kundërshtar i fuqishëm i luftës, Maxim Galkin.

Një yll i showbizit gjithashtu u etikitua si agjent i huaj të premten pasi dënoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në rrjetet sociale Pugacheva e quajti burrin e saj “një patriot i vërtetë e i pakorruptueshëm rus, i cili dëshiron t’i jepet fund vdekjes së djemve tanë për qëllime iluzore.

Ajo ka qenë një yll i madh për dekada, shkruan BBC-ja të dielën.

Ajo tha se “qëllimet iluzore” të Kremlinit në Ukrainë “e bëjnë vendin tonë një pari dhe jetën e qytetarëve tanë jashtëzakonisht të vështirë.

Edhe Rusia e shpall “agjent të huaj” njërin nga autorët më të njohur Botë Rusia e shpall “agjent të huaj” njërin nga autorët më të njohur

Galkin, një komedian, prezantues televiziv dhe këngëtar, donte “prosperitet për atdheun e tij, paqe dhe liri të shprehjes”, ka thënë ajo.

Emërtimi “agjent i huaj” është aplikuar nga qeveria ruse ndaj mediave të ndryshme, grupeve dhe individëve që kanë kritikuar politikat e Kremlinit.