Rusia e ka shpallur Boris Akunin, një nga novelistët më të njohur të vendit, agjent të huaj, shkruan BBC të shtunën.
Akunin u shtua në një regjistër të “terroristëve dhe ekstremistëve” nga Ministria ruse e Drejtësisë për kundërshtimet e tij ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
67-vjeçari është i njohur për kritikat ndaj presidentit Vladimir Putin.
Para luftës, romanet e Akunin ishin më të shiturat në Rusi, derisa autoritetet ndaluan librat e tij.
Ministria e Drejtësisë ka thënë në një deklaratë se Akunin - emri i vërtetë i të cilit është Grigory Chkhartishvili – “kundërshtoi operacionin special ushtarak në Ukrainë”.
Ministria shtoi se Akunin kishte “shpërndarë informacion të rremë që synonte të krijonte një imazh negativ” të Rusisë dhe ushtrisë së saj.
Edhe
Rusia e shpall laureatin e Nobelit si “agjent të huaj”
Ministria e akuzoi atë se ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për të mbështetur ushtrinë ukrainase.
Në ditën kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, Akunin shkroi: “Rusia udhëhiqet nga një diktator i çmendur psikologjikisht dhe më e keqja nga të gjitha, ajo ndjek me bindje paranojën e tij”.
Duke iu përgjigjur njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë të premten vonë, Akunin - i cili jeton në Londër - shkroi: “Terroristët më shpallën terrorist”.
-
I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar
-
Kritikët e Rusisë thonë se kritiku Sokurovi s’është mjaftueshëm kritik
-
Putin nënshkruan ligj të ri për forcimin e kontrollit të FSB-së mbi internetin
-
Rusia e shpall "organizatë të padëshirueshme" Amnesty International