Yjet e “Duran Duran”, Simon Le Bon dhe John Taylor do ta fusin “Roxy Music” në Rock & Roll Hall Of Fame.
Taylor e bëri të ditur këtë gjatë një paraqitjeje të kohëve të fundit në radio emisionin e ish-yllit të “Sex Pistols”, Steve Jones, “Jonesy’s Jukebox”, duke ia treguar lajmin prezantuesit se "dikush i afërt me zemrat tona" do të përshëndetë Bryan Ferry dhe shokët e tij në Qendrën Barclays në Brooklyn më 29 mars.
"Mendoj se Simon dhe unë do ta bëjmë këtë, gjë që është e mahnitshme", shtoi më tej Taylor, duke e kujtuar herën e parë që e pa bendin. "E mbaj mend që i kam parë në televizion, dhe ata ishin si diçka që kurrë nuk e kisha parë, a ishin...? Ata ishin, pothuajse nga gjithësia", shkruan KOHA Ditore.
Taylor më parë e bëri produksionin e një albumi përkujtues për Roxy Music në mesin e viteve 1990 dhe e mbuloi vetëm këngën “Just Another High”.
-
Jay-Z bëhet pjesë e “Rock&Roll Hall of Fame”
-
Macaulay Culkin me yll në Hollywood
-
Tina Turner, Jay-Z e Mary J.Blige të nominuar për “The 2021 Rock & Roll Hall of Fame”
-
“1970” – albumi luksoz që sjell edhe bashkëpunimet e rralla të Dylanit e Harrisonit
-
Shpaloset votimi final i adhuruesve për “Rock and Roll Hall of Fame”