Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tina Turner, Jay-Z e Mary J.Blige të nominuar për “The 2021 Rock & Roll Hall of Fame”

Janë publikuar nominimet për “The 2021 Rock & Roll Hall of Fame” dhe lista e të nominimeve përmban disa prej emrave më legjendarë në fushën e muzikës.

Mary J.Blige, Jay-Z, Tina Turner dhe Dionne Warwick janë disa prej emrave më të famshëm për të cilët do të merret vendimi për çmimin e madh gjatë muajit maj ndërkohë që ceremonia e ngjarjes pritet të mbahet gjatë vjeshtës, shkruan revista e famshme Harper’s Bazaar.

Artistët bëhen të pranueshëm për tu nominuar për këtë çmim pasi të kenë realizuar këngën e parë të paktën 25 vjet para se të shpallen nominimet. Nominimet më pas zgjedhën nga një grup ndërkombëtar i përbërë prej më shumë se 1000 artistësh ku përfshihen historianë dhe artistë të ndryshëm në fushën e muzikës.

Edhe fansat më të votojnë duke hyrë në uebsajtin e Rock & Roll Hall of Fame deri në fund të muajit prill.

Kjo është lista e plotë e të nominuarve:

Edhe Jay-Z bëhet pjesë e “Rock&Roll Hall of Fame” Showbiz Jay-Z bëhet pjesë e “Rock&Roll Hall of Fame”

Mary J. Blige

Kate Bush

Devo

Foo Fighters

The Go-Go’s

Iron Maiden

Jay-Z

Edhe Lady Gaga dhe Bruno Mars kryesojnë nominimet për MTV VMA 2025 Showbiz Lady Gaga dhe Bruno Mars kryesojnë nominimet për MTV VMA 2025

Chaka Khan

Carole King

Fela Kuti

LL Cool J

Neë York Dolls

Rage Against the Machine

Todd Rundgren

Edhe Kendrick Lamar kryeson me nominime për American Music Awards 2025 Showbiz Kendrick Lamar kryeson me nominime për American Music Awards 2025

Tina Turner

Dionne Warwick