Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jay-Z bëhet pjesë e “Rock&Roll Hall of Fame”

Jay-Z ka shtuar një titull tjetër në karrierën e tij si reper, tekstshkrues, fitues i çmimeve “Grammy” e manjat miliarder i biznesit.

Tashmë reperi i famshëm ka edhe titullin e ikonës globale “Hall of Famer”.

Artisti i vetëproklamuar si “reperi më i mirë i gjallë” është bërë shtunën në mbrëmje pjesë e një klase eklektike të Rock & Roll Hall of Fame 2021. Artistë të tjerë qw janë futur në këtë klasë janë edhe Foo Fighters, Carole King, Tina Turner, The Go-Gos dhe Todd Rundgren.

Si një tregtar i drogës nëpër rrugët e Brooklynit të New York, Jay-Z ka lulëzuar me të madhe në botën e repit, me këngë të cilat shpeshherë portretizonin vështirësitë e njerëzve me ngjyrë në Amerikë.

Katalogu i tij përfshinë këngët hite si “Hard Knock Life”, “99 Problems” dhe “Empire State of Mind” dhe 14 albume të cilat kanë qëndruar në pozita të para nëpër toplista.

Edhe Jay-Z është reperi më i mirë i të gjitha kohërave sipas Billboardit Showbiz Jay-Z është reperi më i mirë i të gjitha kohërave sipas Billboardit

Pas një videoje hyrëse që përfshinte ish-presidentin amerikan, Barack Obama, LeBron Jamesin e David Lettermanin, Jay-Z është prezantuar nga komediani Dace Chappelle në këtë mbrëmje, i cili e vlerësoi atë duke thënë se ka qenë një inspirim.

Ndërkaq Paul McCartney ka prezantuar rok grupin Foo Fighters i cili u bë po ashtu pjesë e “Rock&Roll Hall of Fame”.