Zoe Lister-Jones e shkruan skenarin dhe bën regjinë e rebootit “The Craft” për Blumhouse, Columbia Pictures dhe Red Wagon Entertainment, mësohet nga burimet e afërta me produksionin.
Filmi i parë nga viti 1996 ia hapi rrugën serive televizive dhe filmave të cilët si subjekte i kishin shtrigat dhe femrat e forta si personazhe kryesore. Në film luajtën Robin Tunney, Neve Campbell, Rachel True, Fairuza Balk, Christine Taylor dhe Skeet Ulrich. Ngjarja bënte fjalë për një studente të re në shkollën e mesme katolike e cila bie në dashuri me tre vajza të mohuara nga shoqëria, të cilat i praktikojnë magjitë, shkruan KOHA Ditore.

Lister-Jones së fundi ka luajtur në filmat “Life in Pieces” dhe “New Girl”, si dhe në filmin “Band Aid”, për të cilin gjithashtu e shkroi skenarin dhe e bëri regjinë. Ajo kohët e fundit e shkroi skenarin, ishte producente ekzekutive dhe luajti në filmin “Lola Versus”. Pilot episodi për serinë e saj, “Woman Up”, është aprovuar kohët e fundit nga ABC.