Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Will Smith ka treguar se pse refuzoi të luajë në filmin “Inception”

Will Smith

Will Smith

Foto: Associated Press

Aktori i njohur, Will Smith, ka treguar se nuk ka luajtur në filmin “Inception” që regjisori Chrisopher Nolan e kishte bërë në vitin 2010, sepse “nuk e kuptonte”.

“Nuk e kam thënë asnjëherë publikisht me zë të lartë. Tani e shoh së është një nga ata filma që del jashtë realitetit, nuk përkon edhe aq”, ka thënë Smith në radion Kiss Xtra, ka raportuar HuffPost.

Nuk është bërë e ditur se cilin rol ishte paraparë ta luante aktori, por kolegu i tij, Leonardo DiCaprio, pati luajtur rolin kryesor.

Smith gjithashtu ka treguar se ka refuzuar të luante edhe në filmin “The Matrix” duke thënë se këto dy refuzime i quan si “dy lëndime të bukura”.

“Jam i lënduar nga këto dy refuzime”, ka thënë ai për rolet që refuzoi në filmat “The Matrix” dhe “Inception”.

Edhe Will Smith nuk do të shfaqet në filmin e radhës “Matrix” Showbiz Will Smith nuk do të shfaqet në filmin e radhës “Matrix”

Më herët gjatë këtij viti, Smith, ka postuar një video të paqartë në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

“Në vitin 1997, Wachowskit i ofruan Will Smithit rolin e Neos në ‘The Matrix’, e ai refuzoi. Ai zgjodhi ‘Wild Wild West’, duke menduar se do të jetë më i mirë për të. Por pyetja që ende qëndron është: ‘Si do të ishte ‘The Matrix’ me Will Smithin si Neo?”, shkruante në videon e postuar.

Shumë adhurues menduan se videoja në fjalë po paralajmëronte se Smith do të luantë në filmin e gjashtë “The Matrix”, por Variety pati raportuar se kjo nuk ishte çështja.

Filmi “The Matrix” i vitit 1999, është fantastiko-shkencor ku aktori Keanu Reeves, luan rolin kryesor, është vlerësuar nga kritikët dhe ka fituar shumë në arkat filmike.

Edhe Matt Damon thotë se xhirimet e filmit “The Oddysey” ishin jashtëzakonisht sfiduese Showbiz Matt Damon thotë se xhirimet e filmit “The Oddysey” ishin jashtëzakonisht sfiduese

Kurse filmi “Wild Wild West” nuk u vlerësua nga kritikët.