Kanye West nuk i fsheh ndjenjat e tij. Reperi 44-vjeçar performoi këngën e tij hit të vitit 2010, "Runaway", të enjten gjatë koncertit “Free Larry Hoover Benefit” bashkw me Drake, dhe ai kishte disa tekste të përditësuara që ishin mjaft rrëfyese.
Ish-bashkëshortja e tij, Kim Kardashian West, ishte në audiencë, së bashku me vajzën e tyre 8-vjeçare, North, djalin 6-vjeçar, Saint, nënën e Kim, Kris Jenner dhe të dashurin e saj, Corey Gamble.
Lizzo, Machine Gun Kelly, Megan Fox, Tyler the Creator, Offset, Chance the Rapper dhe G-Eazy ishin gjithashtu në koncertin e mbajtur në LA Memorial Coliseum në Los Angeles, Kaliforni.
Gjatë performancës së tij, fansat vunë re kur Kanye ndryshoi tekstin në "Runaway", duke bërtitur: "Kam nevojë që të vraposh menjëherë tek unë, më konkretisht Kimberly".
Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt të këtij viti, dhe kjo nuk është hera e parë që ai shpreh dëshirën për t'u rikthyer me nënën e katër fëmijëve të tij.
Muajin e kaluar, ai u shfaq në emisionin Drink Champs, ku foli për divorcin e tij nga Kim, 40-vjeçare.
"Fëmijët e mi duan që prindërit e tyre të qëndrojnë së bashku. Unë dua që ne të jemi bashkë," insistoi ai. "Por nëse shikoni mediat, kjo nuk është ajo që ata po promovojnë. Ata duan që ajo të jetë një martesë e re, një episod i ri, një shfaqje e re televizive”, ka shtuar West.
Kim aktualisht është në lidhje me yllin e Saturday Night Live, Pete Davidson, dhe dyshja janë parë së bashku në disa raste.
“Kim ka qenë mbrojtëse ndaj Kanye dhe ndjenjave të tij dhe është përpjekur të mbajë të qetë takimet e saj me Pete, sepse ajo nuk e di se si do të reagojë ai”, tha një burim së fundmi për ET.