Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kim kërkon t’i hiqet mbiemri “West” pak orë pasi reperi i kërkon ribashkimin

Disa orë pasi që Kanye West edhe publikisht i ka kërkuar ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, që t’i kthehet, 41-vjeçarja ka marrë një hap tjetër për t’i dhënë fund martesës së tyre.

Reperi amerikan ka shfrytëzuar praninë e Kimit në një prej koncerteve të tij së fundmi, për t’i kërkuar asaj sërish që t’i kthehet, gjersa po performonte njërën prej këngëve të tij.

"Kam nevojë që të vraposh menjëherë tek unë, më konkretisht Kimberly", ishin fjalët e West teksa këndonte.

Mirëpo Us Weekly ka konfirmuar se Kim ka kërkuar një ditë pas, saktësisht të premten që të bëhet edhe ligjërisht beçare, përmes kërkesës për ta larguar mbiemrin West, nga emri i saj.

“Ajo është Kim Kardashian. Ajo ka një perandori biznesi dhe brendi, dhe këtu nuk ka shumë për të kuptuar”, ka thënë burimi i US Weekly.

Kim dhe West, emri i të cilit tashmë ligjërisht është vetëm Ye, janë martuar në vitin 2014, dhe kanë së bashku katër fëmijë: North 8 vjeç, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeç dhe Psal 2 vjeç. Kimi ka kërkuar divorcin nga West në shkurt të këtij viti, pas disa turbulencave në lidhjen e tyre.

Edhe Kim Kardashian ka qenë shumë afër të “shpërthente” për sjelljen e Kanye Westit Showbiz Kim Kardashian ka qenë shumë afër të “shpërthente” për sjelljen e Kanye Westit

Javë më parë, Kim kishte deklaruar se pavarësisht divorcit, ajo do të vazhdonte ta mbante mbiemrin e Kanye Westit për shkak se do të dëshironte që të mbante mbiemrin që mbanin edhe fëmijët e saj. Mirëpo kërkesat e vazhdueshme të reperit që ata të ribashkohen, duket se e kanë shtyrë Kimin që të mendojë për largimin e mbiemrin, pasi ajo tanimë përflitet se ka nisur një lidhje me aktorin, Pete Davidson.