Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vritet babai i Nicki Minaj në New York

Babai i këngëtares me famë botërore, Nicki Minaj, është vrarë në New York.

Policia ka thënë se Robert Maraj ishte duke ecur përgjatë një rruge në Long Island të premten mbrëma kur u godit nga një makinë në lëvizje.

Pasi shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, 64-vjeçari u dërgua në spital ku u shpall i vdekur të nesërmen, raporton BBC.

Zyrtarët nga Departamenti i Policisë së Qarkut Nassau kanë thënë se "hetimi po vazhdon", dhe këngëtarja nuk ka thënë asgjë publikisht akoma.

Fillimisht, nuk ishte e ditur se Robert Maraj ishte babai i Nicki Minaj, por të hënën policia e konfirmoi një gjë të tillë për mediat e huaja.